Gjyqi me UEFA-n/ KAS shpall daten e vendimit per Skenderbeun

Gjyqi me UEFA-n/ KAS shpall datën e vendimit për Skënderbeun

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë ka bërë të ditur se vendimi rreth mbajtjes në fuqi apo jo të vendimit që ka dhënë UEFA për përjashtimin e Skënderbeut nga aktivitetet ndërkombëtare, do të merret para datës 6 korrik.

SKENDERBEU KAMPION I SHQIPERISE - /r/n/r/nSKENDERBEU CHAMPION OF ALBANIA -

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e internetit të KAS, është konfirmuar apelimi i klubit korçar dhe afatet ligjore të zgjidhjes së kësaj çështjeje.

"Klubi shqiptar i futbollit Skënderbeu ka depozituar një apelim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS) kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më datë 1 qershor 2016, në të cilin është shpallur i papërshtatshëm për të marrë pjesë në turneun Liga e Kampioneve UEFA 2016/2017, pas hetimeve për dyshimet për manipulim ndeshjesh.

KF Skënderbeu kërkon një vendim nga KAS për të përmbysur vendimin e UEFA-s dhe për të deklaruar rregullsinë e tij për të marrë pjesë në turneun Liga e Kampioneve UEFA 2016/2017.

Dy palët kanë rënë dakord që të pezullojnë ekzekutimin e vendimit të UEFA-s ndërsa arbitrazhi është në proces dhe të vendosin një afat të përshpejtuar procedurial që do t'i mundësojë KAS të japë një vendim deri më datë 6 korrik 2016.

Gjatë kësaj periudhe, KAS nuk do të komentojë më tej rreth kësaj çështjeje", shkruhej në njoftimin e publikuar nga KAS.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama