Gjyqi ndaj kryebashkiakut te Vlores Gjika Procesi i montuar politikisht

Gjyqi ndaj kryebashkiakut te Vlores, Gjika: Procesi i montuar politikisht

Seanca e parë në ngarkim të kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika ka nisur me kërkesën e avokatëve për pushimin e çështjes, me arsyetimin se Prokuroria e Vlorës ka shkelur procedurat gjatë hetimit. Ndërkohë kjo e fundit ka kërkuar kohë për tu njohur me dosjen hetimore.

Në seancë ishte i pranishëm edhe vetë kryetari i Bashkisë së Vlorës dhe shtatë të pandehurit e tjerë të cilët akuzohen për “falsifikim të dokumenteve” dhe “ndërtim të paligjshëm”.

Kryebashkiaku Gjika deklaroi pas seancës se bëhet fjalë për një proces fals, të montuar politikisht. “Në fakt siç e shikoni unë jam prapë në seancë çdo të hënë. Këto nuk ishin vetëm kërkesat e mia, ky është një proces i montuar nga prokuroria prandaj unë jam në paqe me moralin tim, sepse e di si ka filluar dhe pse është hetuar në mënyrë skandalozë. Ky proces ka filluar 3-4 muaj pas zgjedhjeve, e mesa duket janë nxituar për të ngritur akuzë, e sot prokuroria kërkon kohë. Kjo të skandalizon. Ka pasur shkelje të afateve të hetimit. Prokuroria nuk ka zbritur nga qielli, por është këtu për të bërë punën”,- deklaroi Gjika.

Seanca e radhës është caktuar për të hënën e ardhshme, kur do të dëgjohen pretendimet e organit të akuzës. Sipas Prokurorisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka falsifikuar në bashkëpunim procesverbalet e dy mbledhjeve të KRRT-së së Vlorës, duke ndryshuar përmbajtjen e tyre. Bëhet fjalë për dy pallate shumëkatëshe në qytetin bregdetar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama