Gjyqtari Nikola Ricoli shpjegon penalltine ne France-Gjermani

Gjyqtari Nikola Ricoli shpjegon penalltinë në Francë-Gjermani

Gjyqtari italian, Nikola Ricoli, ka dhënë versionin e tij rreth gjysmëfinales të Euro 2016 që ai drejtoi, mes Francës dhe Gjermanisë, e sidomos episodin e shumëpërfolur të penalltisë në minutat e fundit të pejsës së parë.

2016-07-07T194833Z_110922513_MT1ACI14473285_RTRMADP_3_SOCCER-EURO-GER-FRA_mediagallery-page

"Ai ishte një episod i vështirë, edhe për faktin që duhet përfshirë efekti surprizë. 99% e njerëzve nuk e kanë parë atë episod, fatmirësisht, unë isha në pozicionin e duhur për ta gjykuar si rast dhe mora këtë vendim", shpjegoi ai prekjen e topit me dorë nga Bastian Shvajnshtajger, moment i cili u vlerësua gjerësisht si pika e kthesës së këtij takimi.

2016-07-07T194904Z_110922544_MT1ACI14473288_RTRMADP_3_SOCCER-EURO-GER-FRA_mediagallery-page

"Jam shumë krenar që kam drejtuar një ndeshje të tillë. Nga ana tjetër, kishte edhe shumë përgjegjësi, pasi ishte ndeshja më e rëndësishme e Europianit, ishin përballë dy skuadra me emër e traditë. Jam 100% krenar për atë që dhashë.

Nuk do të jem në finale? Për mua kjo ndeshje ishte maksimumi. Nga ky turne del një imazh shumë i mirë i kombëtares italiane, por edhe një imazh i mirë i gjyqtarëve italianë", deklaroi Ricoli për "Sky Sport".



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama