Fernanda Kolomba Uliana është cilësuar si gjyqtarja më seksi nga disa media të huaja. 27-vjeçarja mban stemën e FIFA-s dhe gjykon në kampionatin brazilian.
Suksesi që ajo ka arritur në vendin e saj ka tërhequr vëmendjen edhe në Evropë. Mediat spanjolle (Marca) kanë nisur një fushatë që braziliania të jetë pjesë e La Ligës.
Nuk dihet ende nëse gjyqtarja do ta pranojë kërkesën që i është bërë apo jo, por më herët ajo ka refuzuar të punojë për agjencitë e modës dhe televizione, duke theksuar pasionin që ka për futbollin.