Gjyrezi Bala ne Turqi zgjedhja me e mire

Gjyrezi: Bala ne Turqi, zgjedhja me e mire
Menaxheri Dritan Gjyrezi tregon levizjen e Bekim Bales drejt ekipit turk te Gençlerbirligise. Ka qene njeriu qe ka marre persiper gjithçka ne kete transferte. Tani qe ka mbetur vetem hedhja e firmes, ai ndihet i lehtesuar. Ka vetem nje vit qe ka licencen e FIFA s si menaxher dhe eshte levizja e pare e bujshme. Dritan Gjyrezi, perveç Bekim Bales, kerkon te dergoje te tjere lojtare ne Turqi. Per fat te mire, ne kete vend ende jane dashamires te futbollisteve shqiptare dhe prandaj jane te gatshem t’u bejne vend ne ekipet e tyre. Nga Turqia, Gjyrezi ka shpjeguar permes telefonit gjithçka çfare ka ndodhur me Balen…

Gjyrezi, a mund te quhet e perfunduar levizja e Bales te Gençlerbirligi?

Them se po, megjithese ka mbetur vetem hedhja e firmes. Eshte arritur akordi mes klubeve, madje nuk ishte e nevojshme te ishte prezent edhe presidenti Fushaj, per shkak edhe te impenjimeve te tij. Palet kane rene dakord per gjithçka, per te gjitha pikat e kontrates dhe nuk ka me asnje pengese. Po ashtu, eshte mbyllur edhe marreveshja financiare mes klubit turk dhe vete Bales. Kane mbetur per t’u bere vetem vizitat mjekesore te lojtarit.

Mendoni se nuk mund te kete ndonje surprize ne fund, çka mund ta prishte akordin?

Jo, nuk mendoj se ka asgje per te menduar keshtu. Bala ka perfunduar edhe fotot zyrtare me fanellen e re te Gençlerbirligise dhe do te publikohen brenda pak oresh ne sitin zyrtar te klubit. Pastaj, nuk eshte se Vllaznia e ka lutur klubin turk per kete lojtar. Kane qene vete drejtuesit e kesaj skuadre qe e ndjekin prej kohesh Balen dhe, pasi jane bindur per aftesite e tij, kane vendosur ta marrin.

E cilesoni te bujshme kete levizje te lojtarit te Vllaznise?

Une mendoj se duhet cilesuar si e bujshme. Me thoni, cili lojtar tjeter i kampionatit shqiptar keto kohet e fundit ka bere nje levizje te tille. Aq me teper, ne cilin rast kemi nje marreveshje te tille mes klubeve. Ajo çfare po ben klubi “Vllaznia” dhe presidenti Fushaj eshte risi.

Cili do te jete perfitimi i klubit shkodran?

Nuk me takon mua te jap shifra, por di te them se presidenti Fushaj nuk ka menduar shume per anen financiare. Mund te konfirmoj vetem faktin se dy klubet kane rene dakord qe Vllaznia te kete edhe nje perqindje perfitimi ne rast se Gençlerbirligi e shet kete lojtar brenda periudhes se kontrates qe eshte nenshkruar.

Sa do te jete kohezgjatja e kesaj kontrate?

Palet kane rene dakord per nje kontrate 4-vjeçare. Edhe vete Bala eshte i kenaqur me kontraten qe i eshte ofruar. Te mos harrojme se ai eshte vetem 19 vjeç, vjen nga kampionati shqiptar dhe nuk do ta kete te lehte konkurrencen ne kete skuader.

Kjo eshte levizja juaj e pare si menaxher. Do te kete te tjera levizje ne te ardhmen?

Per fat te mire, ngaqe kam jetuar per disa vjet ne Turqi, ku dhe jam shkolluar, kam krijuar lidhje me njerez te rendesishem edhe ne fushen e sportit. Fale ketyre lidhjeve, po punoj edhe ne fushen e transferimit te lojtareve. Perveç Bales, shume shpejt mund te kete edhe ndonje levizje tjeter te futbollisteve tane drejt kampionatit turk.

Radonjiç vazhdon vezhgimin e kuqebluve

Ka studiuar disa nga kasetat e ndeshjeve te Vllaznise se sezonit te kaluar. Megjithate, nuk i kane mjaftuar. Ka kerkuar te tjera per te krijuar nje ide edhe me te qarte per te gjithe kuqeblute. Mojash Radonjiç, ne pritje te zyrtarizimit te tij si trajneri i ardhshem i kuqebluve, ka nisur nga puna. Deshiron te mos jete i papergatitur per punen qe e pret. Ne Shkoder te gjithe e bejne zyrtare caktimin e tij ne krye te Vllaznise, megjithate asgje nuk eshte e perfunduar, perderisa vete presidenti Fushaj nuk e pranon kete gje.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama