Gjysherit engjejt e femijeve

Gjyshërit, engjëjt e fëmijëve
Gjyshërit, duke u bazuar te të dhënat e mbledhura nga shkolla "Johns Hopkins Bloomberg of Public Health" e Baltimorës, janë njerëzit perfektë për të ruajtur shëndetin e nipërve dhe kur fëmijët janë përkrah tyre, dëmtimet e vogla brenda mureve të shtëpisë përgjysmohen, madje edhe më shumë kur të vegjlit qëndrojnë me prindërit.

 Studimi, i publikuar në revistën "Pediatrics", konfirmon atë që prej kohësh shqetëson shkencëtarët e shumtë: nuk ka kopsht, shkollë, apo prind t‘i kushtojë fëmijës kohën dhe përkujdesjen perfekte që gjyshërit ia ofrojnë në mënyrë kaq natyrore. Nga studimi është vërtetuar se kur prindërit nuk janë të martuar, fëmijët paraqesin një rrezik më të madh për t‘u vrarë; numri rritet edhe më shumë kur babai nuk jeton në të njëjtën shtëpi. Një e dhënë që mund "të lexohet" kështu: më shumë punë, më pak kohë për t‘iu kushtuar fëmijëve dhe probabilitet më i madh që të vegjlit të lëndohen.

Për ta bërë më të kompletuar studimin, shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e programit të fëmijëve, "National Evaluation of the Healthy Steps for Young Children", i cili përfshinte rreth 5500 bebe nga 15 shtete amerikane, nga lindja deri në muajin e 35-të të jetës. "Kjo nuk do të thotë se të gjithë gjyshërit janë një "mburojë e hekurt", të cilëve mund t‘u besosh sigurinë e fëmijëve", thotë profesori që udhëheq studimin. "Ka të moshuar të cilëve unë nuk do t‘ua besoja kurrë fëmijët e mi. Çdo prind është në gjendje të garantojë maksimumin e sigurisë, duke treguar një kujdes të madh".

Drejtori i institutit të kërkimit amerikan mbi "incidentet shtëpiake" dhe autor i studimit, thekson se këto të dhëna përfaqësojnë një kambanë alarmi, e cila duhet marrë shumë në konsideratë: "Incidentet e vogla që ndodhin brenda katër mureve të shtëpisë vazhdojnë të mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekjes së fëmijëve nëpër qytete. Ky studim tregon se fatkeqësisht incidentet janë të pashmangshme".

Ashtu si Amerika, edhe në Evropë falë rritjes së nivelit të jetesës së shtresës dhe vështirësisë për të gjetur një vend të lirë në kopsht, shpesh prindërit e fëmijëve mbështeten te gjyshërit. Sipas të dhënave të fundit, rreth 11 milionë të moshuar (shtatë milionë prej tyre janë 65 vjeç), ose të paktën një në tre gjyshër, kujdesen për nipërit kur prindërit punojnë. Këtë e bëjnë më shpesh nëse niveli i tyre i edukimit nuk është në nivelin e duhur. Ndërsa gjyshërit e kulturuar qëndrojnë me nipërit kur është ndonjë rast emergjent ose rastësish. Zakonisht, 70 për qind e të moshuarve janë gjyshër dhe kanë pothuajse 4 nipër. Në fakt, vetëm në 10 për qind të rasteve gjyshërit dhe nipërit jetojnë së bashku. Por, pavarësisht kësaj, marrëdhëniet mes dy brazave janë të shpeshta: 71 për qind e gjyshërve i shohin fëmijët të paktën një herë në javë, ndërsa 52% flasin në telefon thuajse çdo ditë.

Në pjesën më të madhe të rasteve, nipërit dhe gjyshërit jetojnë pranë njëri-tjetrit; të paktën një në gjashtë raste ndajnë të njëjtën shtëpi, njëri në katin e parë e tjetri në të dytin, ose një në katër raste, nipër e gjyshër jetojnë në një lagje ose rrugicë.

"Të moshuarit nuk janë vetëm gjyshër. Ne njohim një rol dhe vlerë të rëndësishme në raportin mes brezave për transmetimin e dijeve, kulturës dhe historisë ‘se si ishim‘. Për këtë arsye gjyshërit janë shumë të rëndësishëm dhe mendoj se duhet të aktivizohen. Të jenë më shumë se sa të moshuar ose gjyshër. Një ‘plak‘ aktiv në jetën shoqërore, apo një tjetër që regjistrohet në kurset universitare të moshës së tretë, ndihmon në komunikimin dhe marrëdhënien e ngushtë gjysh-nip", shpjegon presidenti i një shoqate për gjyshërit.

Një e dhënë tjetër tregon se 55 për qind e femrave që punojnë, ua besojnë fëmijët prindërve ose vjehrrave. Kjo do të thotë se në fëmijëri, gjyshërit janë shembulli dhe modeli i parë i fëmijëve, por vetëm 22,4% e fëmijëve u ngjajnë. Sipas studimit, suksesi i gjyshërve është i lidhur pjesërisht me mendimet përfituese: një në dy mama ua beson fëmijën gjyshërve, fillimisht sepse beson verbërisht tek ata, për rehati dhe në fund për çështje bashkëjetese ekonomike, ose mungesë alternative.

Rreth 70 për qind e gjyshërve kontribuon në buxhetin e familjes së fëmijëve me lodra, veshje apo hua të ndryshme.

Incidentet e vogla që ndodhin brenda katër mureve të shtëpisë vazhdojnë të mbeten një nga shkaqet kryesore të vdekjes së fëmijëve nëpër qytete

Të moshuarit nuk janë vetëm gjyshër. Ne njohim një rol dhe vlerë të rëndësishme në raportin mes brezave për transmetimin e dijeve, kulturës dhe historisë

Një e dhënë tjetër tregon se 55 për qind e femrave që punojnë, ua besojnë fëmijët prindërve ose vjehrrave. Kjo do të thotë se në fëmijëri, gjyshërit janë shembulli dhe modeli i parë i fëmijëve, por vetëm 22,4% e vegjëlve u ngjajnë

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama