Gjyshet bebisiterit me te mire

Gjyshet, bebisiterit më të mirë

Këtë e ka treguar një studim i publikuar në revistën “Pediatrics”, që jep disa të dhëna lidhur me kujdesin e fëmijëve kur ata i janë besuar gjyshërve.

“Nga vitet 70 e deri në ditët e sotme numri i mamave që punojnë e ka bërë të domosdoshme praninë e një tjetër figure që të kujdeset për fëmijët. Mësueset e sotme janë të përgatitura për tu kujdesur për fëmijët. Në shkolla ndiqen protokolle

të hartuara nga ekspertët(mjekë e psikologë) për të përballur risqet për shëndetin psiko-fizik të fëmijëve”- lexohet në artikullin e publikuar.

Sipas të njëjtit studim, nuk është një rast që reziku i incidenteve dhe i frakturave të ndryshme është më i vogël në shkolla se sa në banesa. Vetëm nëse, në mbrojtje të fëmijëvë nuk janë gjyshërit. Me gjyshët në shtëpi, incidentet që i ndodhin më të vegjëlve janë më të pakta.

Eksperiencë më e madhe, aftësi për të ndërhyrë dhe aftësi njohjeje e situatëve të rrezikut, lidhje afektive dhe një vëmendje shumë më e madhe që i kushtohet fëmijës; janë disa nga arsyet që përcaktojnë ekspertët.

Gjyshërit me pak fjalë mund të përcaktohen si mbrojës shumë të mirë të fëmijëve.

Studimet e ndryshme kanë treguar se fëmijët që rriten në këtë mënyrë ndihen shumë të kënaqur. Por, gjithcka është reciproke. Pasi studiuesit sqarojnë se përfitimi në këtë rast vjen edhe për gjyshërit.

Kujdesi për fëmijët i bën ata të ndihen më aktivë, më të lumtur, i bën të ndihen të dobishëm dhe në këtë mënyrë e përmirësojnë cilësinë e jetës, duke hedhur tej peshën e të qënit i pavlefshëm dhe barrë në familje.

Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama