Raportet e ngurta dhe të rralla mes shefave dhe punëtorëve, si edhe mosmarrëveshjet janë shkak i stresit, zvogëlimit të produktivitetit, por edhe të urrejtjes mes shefave dhe punëtorëve. Sipas një studimi të realizuar në Florida, marrëdhëniet me shefat i ‘çmendin’ punëtorët edhe atë në baza ditore. Rreth 40 për qind e pjesëmarrësve në studim kanë treguar se nuk do t’i përshëndetnin shefat e tyre po t’i takonin në rrugë. Është interesante se rreth 29 për qind e punëtorëve mendojnë se shefat e tyre janë në gjendje që t’i vënë në rrezik vetëm e vetëm që ta shpëtojnë punën. Problemin e shton edhe më shumë mosofrimi i ndërrimit të vendit të punës për të gjithë të punësuarit e pakënaqur.