Gjysma e shqiptareve emigrante ne Greqi

Gjysma e shqiptareve emigrante ne Greqi

“Greqia ka qenë për një kohë të gjatë ‘toka e premtuar’ e shqiptarëve të varfër. Pas rënies të regjimit komunist, të Enver Hoxhës në vitet ’90, rreth 1.45 milionë shqiptarë emigruan në Greqi, sipas Bankës Botërore, duke shënuar kështu valën më të madhe të emigrimit në botë, po ashtu edhe më të madhen në Evropë, duke marrë parasysh numrin e popullsisë. Shqipëria ka një popullsi prej rreth 3 milionë banorë, nga këta rreth gjysma e tyre emigruan në shtetin fqinj”. Kështu shkruan prestigjiozja gjermane “Deutshce Welle”, në një shkrim dedikuar Shqipërisë dhe emigracionit.

Njëlloj si në Itali, periferitë e Athinës dhe të Selanikut, ishin të tejmbushura me shqiptarë, pasi hotelet dhe restorantet në brigjet e ishujve grekë ofronin më shumë mundësi punësimi se ç’mund t’u ofronte vendi i tyre, Shqipëria. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në vitin 2010, në Greqi jetonin 677 mijë shqiptarë, të cilët përbënin treçerekun e të gjithë emigrantëve në Greqi, e cila ka rreth 11 milionë banorë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama