Revista e njohur amerikane “Globe” duket se nuk do t’i ketë punët mirë me burrin më të fuqishëm të botës. Sipas “Globe”, Zonja e Parë e SHBA-ve ka një lidhje jashtëmartesore sekrete me një agjent special. Në lajmin kryesor të faqes së parë, “Globe” shkruan se, “Michelle largohet natën nga shtëpia e Bardhë për t’u takuar me të dashurin e saj, ndërsa i shoqi po lufton për të ruajtur qëndrimin aty edhe për një mandat tjetër”. “A po e tradhton ajo Presidentin Barack Obama?!? Ne ndjejmë se po afrohet një skandal”,- shkruan revista “Globe Magazine”, e cila insiston se, ka hulumtuar dhe ka fakte për vërtetësinë e lajmit.