Goditje per Agimin e Arte shteti ia ngrin financat

Goditje per Agimin e Arte, shteti ia ngrin financat

Greqia ia ka ngrirë financat shtetëror partisë së ekstremit të djathtë Agimi i Artë. Politikanët grekë e kanë mbështetur vendim, i cili u mor pasi gjashtë nga 18 deputetët e kësaj partie janë në hetim për ngritjen e një organizate kriminale. Mes tyre është edhe kreu i partisë, Nikos Mikaloliakos. Propozimi për pezullimin e fondeve shtetërore ishte ngritur nga komisioni i etikës së Parlamentit pas akuzave kriminale ndaj tyre. Në votimin në Parlament, propozimi për pezullimin e financimeve për Agimin e Artë u miratua me 241 vota, 26 deputetë votuan kundër dhe 28 abstenuan. 

Të pavarurit dhe sigurisht deputetët e Agimit të Artë, të mbetur në sallë kanë votuar kundër ligjit. Agimi i Artë do të humbasë 873 000 euro nga paketa 11 milionë euro e buxhetit të shtetit dedikuar partive politike, që ishte përfshirë në buxhetin e vitit 2014. Kjo ndërprerje pagese ul shanset e tyre për një fushatë të mirë për zgjedhjet e Parlamentit Europian në muajin maj. Ilias Kasidiaris, zëdhënësi i Agimit të Artë, tha se partia e tij po persekutohej politikisht dhe votimi për pezullimin e fondeve ishte antikushtetues. “Ju jeni një juntë. Ju keni frikë se ne do të zbulojmë të gjitha skandalet që tani po mbulohen”, tha ai duke shkruar: “Ne po shohim një mohim të plotë të mundësisë së pafajësisë. Kategorizimi nuk bazohet në ndonjë provë, por vetëm në artikuj dhe fjalime të shkruara nga Nikos Mikaloliakos dhe Kristos Papas”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama