Ditën e martë janë luajtur dy ndeshjet e fundit të xhiros së parë në fazën e grupeve të Euro 2016. Dy ndeshjet i përkisnin Grupit F.
E para ka qenë derbi i Europës Qendrore mes Austrisë dhe Hungarisë. Hungarezët fituan 2-0 ndaj Austrisë, e cila mbeti edhe me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Dragoviç.
Sala dhe Stiber ishin dy heronjtë e Hungarisë, të cilët shënuan nga një gol në pjesën e dytë të takimit.
Surpriza pati edhe në ndeshjen Portugali-Islandë. Portugezët kaluan në avantazh përmes Nanit në pjesën e parë, por Islanda u rikthye në të dytën, duke barazuar me anë të Bjarnason.
Ronaldo nuk mjaftoi për portugezët, të cilët ndanë nga një pikë me Islandën.