Përveç përmasave shumë të vogla, specifika e këtij automjeti është se ai do të harxhojë vetëm 3.8 litra naftë në 100 kilometra. Volkswagen është duke lançuar gjeneratën e re të motorëve me naftë e cila do të ndryshojë dukshëm kufijtë e shpenzimit të automjeteve. “Golf Blue Motion” pritet që së shpejti të prezantohet në panairin e automjeteve në Paris. Në kompaninë Volksëagen pohojnë se ky automjet shpenzon vetëm 3.8 litra naftë në një qind kilometra të përshkruara. Sekreti i këtij shpenzimi tepër të ulët ka të bëjë me motorin e ri 1.6 litërsh, me 105 KF si dhe hapat e zgjatur të transmetimit, pneumatikëve me rezistencë të ulët të rrotullimit dhe aerodinamikës së përmirësuar. Përkundër shpenzimit minimal, Golf Blue Motion mund të përshpejtojë deri në 100 km/h për 11.3 sekonda dhe me shpejtësinë maksimale deri në 190 km/h. Mendohet që automjeti të dalë në treg vitin e ardhshëm dhe së shpejti pritet të bëhet i ditur edhe çmimi.