Mesfushori i Partizanit, Filipe Gomes Riberiro e ka mbyllur para kohe sezonin me "të kuqtë". Shkak është bërë dëmtimi në gju që braziliani pësoi në ndeshjen e fundit ndaj Bylisit në "Qemal Stafa".
Klubi i Partizanit ka njoftuar se futbollisti ka udhëtuar sot drejt Italisë dhe i është nënshtruar kontrollit mjkësor.
"Vizitat mjekësore pritet të përcaktojnë shkallën e këtij dëmtimi që me shumë mundësi do ta lërë Gomes disa muaj jashtë fushave të lojës",-thotë klubi i Partizanit.
Filipe Gomes i cili u bashkua klubit në merkaton e janarit dhe ai ishte një nga lojtarët më të spikatur për "të kuqtë".
Dëmtimi i tij pritet lë me mungesa Partizanin në ndeshjen e parafundit në Korçë ndaj Skënderbeut.