Gomes martesa ime me princin austriak

Gomes, martesa ime me princin austriak
Magda Gomes, pas disa javësh nuk do të jetë më e zakonshme.

Ashtu si kishte lajmëruar që më parë, braziliania para mbylljes së verës do të shkojë në altar me princin austriak Heinrich Hanau von Schaumburg. Detajet e ceremonisë luksoze do të bëhen të ditura në të përjavshmen \'Di Tutto\'.

Ajo tregon që nga Australia planet që presin të finalizohen. “I kam lejuar vetes dy muaj pushime. Kjo është një zonë unike e Australisë: ka një liqen të mrekullueshëm që ka po atë ujë transparent që është edhe në Sardenjë. Madje ka restorante po aq të mirë dhe shumë italianë. Jemi pranë Trevisos”- thotë ajo.

Por, kur gazetarja nis edhe e pyet për dasmën ajo nuk tërhiqet pas: Kolegët e tu kanë shkruar që do të martohem në 21 gusht. Boh. Për faj të gazetave shumë miq më kanë telefonuar: “Po si kështu, martohesh e nuk na thua asgjë?”.

Pastaj rrëfen të vërtetën. “Jemi ende duke pritur dokumentet. Nuk është e lehtë për një brazilane të ketë me ngut certifikatat e nevojshme në Evropë. Por përpara se të mbyllet gushti do të doja me të vërtetë të shkoja në altar. Do të martohem këtu, në kështjellën e Heinrich. Një vend fantastik ku të dy ndihemi si në shtëpi. Nuk do të jetë një ceremoni e ekzagjeruara: vetëm familjet dhe miqtë më të ngushtë, maksimumi 150 të ftuar. Martohem me të, jo me gjithë komunitetin!”

Në fund jep edhe ca detaje për fustanin. Do të martohem në mëngjes. Do të jetë një rit civil. Për atë fetar duhet të kalojnë së paku 6 javë. Do të kem një fustan shumë të bukur, por jo të bardhë; ngjyrë shampanje, tejet elegant dhe të shoqëruar me një bizhuteri po aq të bukur. I imagjinoj që tani mikeshat e mia me krehjen dhe trukimin e \'Sex and the City\'...\'.

Bruna Prifti : Gazeta Shekulli

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama