Në tetor është njoftuar se Google kishte aktivizuar mbi 190 milionë pajisje Android, ndërsa këto ditë, nga burime pranë kompanisë është njoftuare se është thyer një rekord i ri,pasi kompania ka aktivizuar mbi 200 milionë pajisje mobile, të cilat bazohen në sistemin e saj operativ. Pra, nga maji i këtij viti, kur Google ka aktivizuar vetëm 100 mijë, pas gjashtë muajsh ky numër është dyfishuar. Ndërkohë, pritet me interes numri që do të arrijë Google në fund të vitit.