Google dhe Twitter perplasen mbi rezultatet e kerkimit

Google dhe Twitter perplasen mbi rezultatet e kerkimit
Twitter është përplasur publikisht me Google mbi ndryshimet e bëra në dominimin e rezultateve të kërkimit pasi në këtë mënyrë gjiganti i motorëve të kërkimit po promovon rrjetin e vet socialist Google+. Përditësimi i Google quajtur “Your World” bën që më shumë link-qe nga google+ të dalin tek rezultatet e kërkimit.

Në këtë mënyrë nëse kërkon për muzikë, vende apo ngjarje shumë nga rezultatet do të kenë të bëjnë me diskutimet e përdoruesve të Google+. Ky është shembulli i fundit i ku Google po abuzon duke qenë në pozitat monopol. Përfaqësuesi ligjor i Twitter, Alex Macgillivray e ka quajtur këtë zhvillim “një ditë të keqe për internetin” duke akuzuar Google për “deformim” kërkimeve. Në Twitter më shumë se 100 milion përdorues postojnë mbi 250 milion mesazhe në ditë. Nga “modifikimet” e Google penalizohet Twitter pasi kjo e fundit nuk lejon rivalin e saj Bing që të shfaq mesazhet e saj.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama