“Sulmi ishte mjaft i sofistikuar dhe me objektiva te percaktuar. Bazuar ne hetimet tona mendojme se sulmi i tyre nuk arriti te marre te dhenat e klienteve tane. Por ky sulm, bashke me censuren e qeverise kineze po na detyrojne te shqyrtojme mundesin e mbylljes se zyrave dhe sherbimit tone per kete vend”, deklaroi zevendespresidenti i Google Inc. David Drummond.
Dyshohet se sulmi eshte ndermarre per te patur akses ne postat elektronike te aktivisteve per te dretjat e njeriut ne Kine, pasi pjesa dermuese e llogarive te sulmuara ishin emra aktivistesh.
Nga : Top-channel.tv