Google e Facebook padisin Francen

Google e Facebook padisin Francen
Dy faqet më të klikuara në internet, “Google” dhe “Facebook”, kanë vendosur të padisin Francën në Gjykatën e Lartë të Parisit, pasi një dekret që detyron këto dy kompani të ruajnë për një vit të dhëna personale shtesë të përdoruesve të tyre, përveç atyre të ruajtura në formularin e regjistrimit. Padisë së dy gjigantëve i janë bashkuar edhe kompani të tjera të mëdha aktive në Francë, si “Dailymotion” apo “eBay”. Ata do të kërkojnë që Këshilli i Shtetit të shqyrtojë legjitimitetin e kërkesës së dekretit qeveritar.

”Ne po kundërshtojmë urdhërin e qeverisë franceze për të ruajtur të dhënat e ndërlidhjes”, deklaroi Shoqata Franceze e Kompanive të Internetit.

Në bazë të dekretit, kompanitë duhet të jenë në gjendje t’i ofrojnë autoriteteve në rast nevoje vendndodhjen e përdoruesit të tyre, emrin e plotë, adresën postare, pseudonimet, adresën e emailit, numrin e telefonit, fjalëkalimet dhe të gjithë historikun e aktivitetit të tyre online, midis të tjerave. Nëpërmjet padisë së paraqitur, do të synohet që të bindet anullimi i dekretit, që sipas kompanive bie ndesh me të drejtën e privacisë, e garantuar edhe ajo me ligj.

”Ruajtja e fjalëkalimeve dhe detyrimi për t’ua dhënë atyre autoriteteve është një masë tepër problematike, e cila dëmton rëndë të drejtën e jetës private dhe besueshmërinë e kompanive tona”, shkruhej në deklaratën e publikuar.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama