Google lancon dizajnin e ri te Gmail

Google lançon dizajnin e ri te Gmail
Gjatë muajit tetor, ishte thënë se Google po planifikon të lançojë dizajnin e ri të Gmail, ndërsa bashkë me versionin e ri të shërbimit të saj do të vinin edhe funksionet e reja. Lajmi ka rezultuar i vërtetë, pasi Google sot ka lançuar zyrtarisht versionin e ri të Gmail, i cili tashmë ka filluar të shfaqet tek përdoruesit e shërbimit të e-mailit.  Të gjithë ata që e kanë pranuar versionin e ri të Gmail, me pamjen e re, do ta kenë edhe butonin në pjesën e djathtë poshtë, në të cilin është mesazhi për të kaluar në dizajnin e ri, ose në origjinal “Switch to the new look”. Disa nga funksionet e reja përfshijnë kutinë e bisedave “Conversation”, në të cilën tashmë shfaqen edhe imazhet e profileve të miqve tuaj, dhe disa opsione të reja të cilat do të mund t’i zbuloni në Gmailin e ri.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama