Gjiganti i kërkimit, Google, ka nisur gjuetinë ndaj Facebook. Projekti Google+ synon ndërtimin e një rrjeti social që të konkurrojë Facebook. Një nga pikat e forta të këtij rrjeti social pritet të jetë ndarja e informacioneve me një grup të përzgjedhur njeërzish, të cilët vendosen në rrathë të caktuar. Facebook ka arritur 600 milion përdorues në mbarë botën dhe i ka lënë pas pa asnjë shans rikuperimi rivalët. Por së fundmi disa festa të organizuara pas thirrjeve në Facebook, ku kanë marrë pjesë mijëra njerëz, kanë bërë që imazhi të dëmtohet.