Google nuk i braktis punonjesit e tij edhe pas vdekjes

Google nuk i braktis punonjesit e tij edhe pas vdekjes
50% e rrogës u kalon të afërmve dhe 1.000 dollarë në muaj për fëmijët deri në moshën 23 vjeç dhe përfitime të tjera për bashkëshortin. Google nuk i braktis punonjësit e tij as pas vdekjes. Kolosi i Mountain Vieë i ka treguar revistës Forbes se iu jep familjeve të punonjësve të saj të ndarë nga jeta 50% de pagës së tyre për dhjetë vjet. Për më tepër parashikohet një shumë prej 1.000 dollarësh në muaj për bijtë derisa ata mbushin 23 vjeç, dhe të mira të ndryshme për bashkëshortët.

'Natyrisht, kjo nuk ka asnjë avantazh për ndërmarrjen – shpjegon Laszlo Bock, manaxher i burimeve njerëzore të Google – por është e rëndësishme për ne të ndihmojmë familjet në një çast kaq të vështirë''. Përfitimet i kalojnë partnerit të të ndjerit edhe nëse çifti është homoseksual.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama