Në orët e para të mëngjesit të sotëm, kompania Google e ka lansuar një shërbim të ri të kërkimit të cilin e ka lidhur me dashurinë, dhe të njëjtin e ka quajtur, What Do You Love?. Shërbimi i ri i dashurisë së Google, What Do You Love? është krijuar që tu mundësojë përdoruesve të këtij motori të kërkimit të gjejnë rezultate më interesante të kërkimit, të cilat ata do t’i gjejnë duke përdorur terma të ndryshme, që përmes këtij shërbimi kombinohen me një numër të madh të produktesh dhe shërbimesh nga Google.
Pasi që përdoruesi ta përfundojë kërkimin e një faqe të caktuar, rezultatet e kërkimit të cilat kombinojnë disa produkte të Google, do të shfaqin më pas disa rezultate në fund të secilit prej tyre do të paraqitet një buton i cili ju ri-drejton direkt në produktin apo informatën më të dëshiruar nga ju.
Funksioni i ri i Google, What Do You Love? është instaluar në www.wdyl.com. Nëse doni të dini më saktë se si funksionon ky shërbim, atëherë klikoni në link për ta provuar atë.