Google paguan 60 mije dollare per hakerin adoleshent per zbulimin e tij

Google paguan 60 mije dollare per hakerin adoleshent, per zbulimin e tij
Një haker adoleshent i mbiquajtur "Pinkie Pie" mori 60 mijë dollarë nga Google si vlerësim për evidentimin e një të çare në sigurinë e browser-it Chrome. Lajmi është bërë publik nga vetë kolosi i internetit që në muajin gusht se kishte vënë një shpërblim deri në 2 milionë dollarë për piratët e internetit, shifër që do të varionte në varësi të sinjalizimeve që do të vinin prej tyre.  Hakeri i ri, që zgjodhi të ruante anonimitetin, kishte marrë edhe më herët një çmim gjithashtu bujar nga Google.

Shoqëria Mountin View e vlerësoi "kritik" zbulimin për forcimin e sigurisë së browser-it.  Edhe Facebook ka lëshuar sëfundmi një program të ngjashëm për të vlerësuar hakera që gjejnë pika të dobëta në rrjetet sociale.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama