Google tani harta 3D

Google, tani harta 3D
Google ka treguar teknologjinë e re të saj për hartat, në përpjekje për të riafirmuar pozicionin e saj si lider në treg. Në një kohë kur po arrin në 1 miliard përdorues, programi Google Maps është bratisur së fundmi nga disa bashkëpunëtorë prestigjozë. Raportime të ndryshme tregojnë se “Apple” mund ta braktisë programin në fjalë javën e ardhshme, në konferencën vjetore për zhvillimin. Lajmet sugjerojnë se “Apple” mund të njoftojë në të njëjtën ditë aplikimet për harta që do të zëvendësojnë Google Maps në produktet e saj si smartphone dhe tabletë.

Për të kundërvepruar ndaj çdo publiciteti negativ, drejtuesit e Google zhvilluan të mërkurën një konferencë për shtyp në San Francisko, për të prezantuar programin e ri dhe objektivat e arritur gjatë një dekade me hartimin dixhital, përfshirë përdorimin e satelitit, si dhe vëzhgimet ajrore ose detare. Mes opsioneve të reja ishte përmirësimi i vëzhgimit 3D të Google Earth, një aparat portabël për të regjistruar “street view” panoramike dhe aksesi pa qenë online në Google Maps në telefona Android. “Është shumë më tepër sesa të gjesh rrugën për në shtëpi”, deklaroi Brian McClendon, zëvendëspresident i grupit inxhinjerik të Google Maps.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama