Kur vjen puna për reklamat online është Google dhe jo shumë të tjerë. Për vitin 2010, gjiganti i motorëve të kërkimit ka zotëruar 44.1% të të gjitha reklamave në internet. Ndërsa një vit më parë kishte 41.9%. Yahoo zotëron vetëm 8.3% të këtij tregu ndërsa AOL ka 1.5%. Për vitin 2011 pritet që Facebook ‘t’ia kalojë Mikrosoftit sa i takon reklamave online. Për vitin 2011 pritet që kjo përqindje të rritet me 3.5 ndërsa në vitin 2012 pritet të ketë një rritje prej 4.7%. ZenithOptimedia e cila ka realizuar një studim mbi reklamat online përllogarit që vlera e këtyre reklamave për këtë vit të arrijë në 464 miliard dollarë. Reklamat online pritet të rriten më shumë se çdo gjë tjetër, thuhet në këtë studim.