Filmi dokumentar vjen pas tre vitesh kërkime, gjatë të cilave Jacobovci paraqiti asertacionin e tij, një pjesë e të cilit bazohej në të dhëna empirike, ndërsa të tjerat kërkonin më shumë imagjinatë dhe pak fat. Ai i ka cilësuar si historike zbulimet e tij, por shumë ekspertë, të kontaktuar nga agjencia e lajmeve “Reuters”, hodhën poshtë pretendimet e tij, duke i cilësuar si “marifete të tepruara” dhe si “publicitet me pagesë”.
Shumë relika antike, përfshirë gozhda të tjera që supozohet se janë përdorur për kryqëzimin, janë prezantuar në shekuj si objekte që kanë lidhje me Jezu Krishtin. Disa prej objekteve janë vlerësuar si të rreme, ndërsa të tjeera si të shenjta. Jacobovci, i cili hapi debat edhe me një dokumentar të mëparshëm ku pretendonte se kishte gjetur varrin e Jezu Krishtit, thotë se ky zbulim është ndryshe nga të tjerët për shkak të kontekstit të tij historik dhe arkeologjik.
“Ajo që ne po i tregojmë botës është argumenti më i mirë arkeologjik i realizuar ndonjëherë, që tregon se dy gozhda të kryqëzimit të Krishtit janë gjetur”, deklaron Jacobovci.
“A e di unë 100 për qind që janë ato? Jo, këtë nuk e di”, shton ai, duke mbajtur në kokë kapelen e tij tradicionale të punuar me shtiza.