Opera shfaqet premiere me 6 qershor dhe vijon me 8, 11, 13 qershor, ora 19.00. Edhe pas Luftes se Dyte Boterore, kjo opera ka qene ne repertorin e teatrove te Evropes. Me 1957 me kete rol ka shkelqyer sopranoja greke Maria Callas, nen regjine e Luchino Visconit. Regjisorja Parteniti e ka krijuar Ana Bolenen shqiptare mbi nje koncept realist. "Nuk do te bej çmendurira", thote shkurt ajo. Ajo ka studiuar dramaturgji operistike, kenge lirike, interpretim, si edhe per instrumente te frymes, perkusion, piano, dhe se fundmi trombe. Ne Itali Paterniti angazhohet si muzikante, regjisore operestike dhe krijuese ne televizion. Deri me tani ka asistuar ne regjine e operave te Franco Zeffirelli, Giancarlo Del Monaco, Pier' Alli. Per nje kohe te gjate ka punuar si asistente e Gianluigi Gelmetti, drejtor artistik i Teatrit te Operes ne Romes, per operat "Pagliacci", "Tosca", "La fanciulla del eest", "Tristan und Isolde", "Missa Solemnis", "La Traviata", "eoyzeck". Para se te vinte ne Shqiperi, Parteniti ka shfaqur "Berberin e Seviljes" ne "Coliseu do Porto", Portugali. Ne intervisten me poshte ajo tregon gjithçka per realizimin e operes.
Eleonora, je duke ndjekur gjithe vemendje provat e solisteve me orkestren. Sa rendesi ka per regjine e shfaqjes?
Libreti dhe muzika ecin bashke gjithmone. Me duhet te shoh sesi fjalet lidhen me muziken dhe muzika me fjalet. Donizetti tek "Anna Bolena" e perdor tekstin dhe muziken ne nje menyre te veçante.
Duket se Donizetti i jep nje rol thelbesor korit?
Ne historine e muzikes kori ndryshon funksionin e tij pikerisht me Bellinin, Rossinin, Donizettin. Me pare kori kishte pjese margjinale. Ai ka rolin e popullit, pra ka rol kryesor. Por, "Anna Bolena" jone eshte ndryshe. Kam pare shume versione te kesaj opere dhe nuk e kisha te qarte funksionin e korit. Kori nuk merr pjese ne dhembjen e Anes. Jemi ne oborret mbreterore te 1500-es. Jane ambiente imorale, te qelbura, ku beheshin pazare seksuale, ku tradhtohej. Kjo eshte nje gje qe duhet te jete e qarte ne shfaqje.
Ne ç'menyre shfaqet per spektatorin?
Ne nje menyre te thjeshte. Fillimisht del ne skene kori i burrave dhe pas tyre grate. Luajne dhe veprojne qetesisht mes tyre. Nuk jane te nevojshme skenat skandaloze. Mjafton qe te preken, qe burrat te ledhatojne floket e grave dhe grate te arrijne ne menyre te paskrupullt, t'i bejne burrat per vete. Kjo gje i largon kengetaret nga figura e Anes. Ajo eshte ne shtrat, ne gjendje depresive. Figura e saj do te dale ne uverture dhe pastaj nuk shfaqet me. Ajo kthehet ne finalen e dyte me korin e grave. Burrat nuk jane ne krah te Anes. Ata jane shume te interesuar ndaj objekteve te tyre te dashurise, grave te tjera. Pra, hutohen dhe joshen nga kori femeror. Ato qe nuk do t'i kthejne krahet Anes jane grate.
Si jane grate e 1500-es tek "Anna Bolena"?
Eshte e vertete qe grate u nenshtroheshin burrave ne ate kohe. Dhe ato e dinin kete. Por, ishin krenare dhe te guximshme. Perçmonin burrat dhe dhimbjen, tradhtonin me vetedije dhe shkonin drejt vdekjes me koken lart. Ishin te mbyllura ne nje çark. E kishin fatin te shkruar. Ishin te denuara. Keshtu qe edhe fati i Anes. Ajo e dinte mire qe bente pjese ne nje mekanizem dhe nuk ishte viktime e tij. Brenda ketij mekanizmi grate gjenin hapesiren per te jetuar mire, mes izolimit. I perdornin te gjitha armet e joshjes. Grate me qafe te bukur e mbanin ate zbuluar, grate me duar te bukura i mbushnin me stoli per t'i vene ne dukje.
Por sapo ky teater merrte fund, sapo largoheshin nga burrat dhe gjendeshin ne dhomat e mbretereshes, ne dhomat e shthurjes, aty beheshin te hidhura. Flisnin si burra, tregonin deshirat seksuale qe u lindnin gjate nates. Beheshin te egra, mblidheshin tok, trukoseshin mire. Dilnin nga ato dhoma me nje sjellje krejt tjeter. Kete doja te theksoja ne shfaqje.
A i kane bere te tyret solistet keto veçori?
Kengetaret jane treguar te vemendshem ne zberthimin realist qe i kam bere kesaj opere. Kam dashur qe secili prej personazheve te jete i veçante. Edhe role si Smeton, sherbetori, ne rol Lindita Kola, ka personalitet. Dashuron dhe vuan per Anen. Roshefori, vellai i Anes, nuk eshte nje rol dytesor. Familja e saj e ka larguar ate nga lordi Persi, ne rol Marco Frusoni, nje tenor i zoti qe ka punuar me mua gjate ne Teatrin e Operes ne Rome. Persi eshte nje kryelarte, guximtar dhe vjen per te kuptuar se çfare do mbreti nga ai. Ka qene viktime e deshirave te mbretit. Xhovana, e interpretuar nga Vikena Kamenica, ka nje lufte te perhershme me mbretin. Ajo do fronin, do mbretin ashtu siç e donte Ana. Nuk ka brerje ndergjegjeje. Ka nje loje te madhe mes Enrikos (Armando Likaj) dhe Xhovanes (Vikena Kamenica) dhe do te duket qarte ne duetin e tyre. Por nga ajo, Enriko kerkon nje trashegimtar, ate qe Ana nuk mundi t'ia jepte.
Po karakteret femerore a do te spikasin per shkathtesine, lojen, dredhite?
Marjana Leka arriti ta kuptonte Ana Bolenen. Ne fillim ishte fjalepake, kuptonte qe diçka po vinte dhe dalengadale u ngroh. Sapo kupton lojen, kthjellohet dhe "shkon gjithe kuraje drejt fatit te saj". Leka arrin ta beje kete. Vikena hyri menjehere ne rol, si ne marredhenie me mbretin, ashtu edhe me Anen. Shume i zoti eshte edhe Enriko, ne rol Armando Likaj. Ai qesh me te tjeret. Atij nuk ka ç'i duhet kuraja qe kerkojne te tjeret, sepse ne fund te fundit, eshte ai qe komandon. eshte kopja mashkullore e Xhovanes. Ngjajne si dy pika uji. Jane te tmerrshem.
Meqenese ke studiuar nje dekade muzike, sa ke arritur t'i mbash ne ekuiliber muziken dhe interpretimin?
Libreti shfaq veshtiresi ne metrike. Me duhet ta pranoj se nuk eshte nder libretet me te bukur te historise se operes. Muzika eshte shume e bukur. Une kam punuar mire me te gjithe, por arritje ishte bashkepunimi me drejtorin e Orkestres, Markon. Ne i kemi bere te gjitha provat se bashku. Jo te gjithe dirigjentet e bejne kete. Kurse interpretimi eshte gjithçka ne nje opera.
Si mendon nje regjisor t'i jape freski veprave mbi nje epoke te larget?
Duke e menduar venien ne skene te kesaj opere ne menyre te thjeshte dhe realiste vetiu opera eshte e fresket. Duke studiuar "Ana Bolenen" me shkoi mendja tek historia e Ledi Dianes dhe te gjitha historive te tilla qe na rrethojne. Historia perseritet. Me pelqen qe publikut te shohe ne skene nje ngjarje ose te jetuar, ose qe e njeh dhe te kuptoje sesi lidhet gjithçka, kthehet ne moderne. Po ashtu skenografia eshte thelbesore. Platon Bardhi ka arritur qe me pak elemente t'i jape kuptim. Une me te kam punuar edhe here te tjere. E kupton shpejt se çfare mund ta beje me te bukur nje regji opera.
Perse kujtove Ledi Dianen?
Kur shpie ne mendje historine shoqerore, politike, mendoj qe ne nuk do ta dime kurre te verteten e shume gjerave. Ne kete opera Ana betohet dy here qe nuk ka tradhtuar. Por kurre nuk u mor vesh e verteta. Mendova per Ledi Dianen sepse gjeja shume elemente te njejte ne biografine e te dyjave dhe shume te ndryshem sigurisht. Edhe per te nuk do ta dime kurre te verteten. Nuk eshte e thene te dihet e verteta.