Grabitet nje argjendari prane Gjykates se Tiranes

Grabitet nje argjendari prane Gjykates se Tiranes

Sot rreth orës 09:40 minuta është vjedhur një argjendari pranë Gjykatës së Tiranës. Ngjarja ka ndodhur në Bulevardin Bajram Curri, përballë Gjykatës së rrethit të Tiranës, pranë ish-ekspozitës “Shqipëria sot”.

 

Mësohet se argjendaria është vjedhur nga dy persona, të cilët kanë mbërritur me motor dhe nën kërcënimin e armës të maskuar me kokoret e motorit, kanë kryer grabitjen. Informacionet e dhëna në mënyrë paraprake raportojnë se, dy personat kanë vjedhur 4 milionë lekë të vjetra. Menjëherë pas grabitjes autorët janë larguar me motor.  Ekspertët e Kriminalistikës në Policinë e Tiranës po punojnë për gjetjen e gjurmëve që mund t’i çojnë tek autorët, ndërsa po merren dhe pamjet e kamerave të sigurisë së argjendarisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama