Grabitja e BSH-se vete-dorezohet ne polici ish-drejtori i Thesarit Dorian Collaku

Grabitja e BSH-se, vete-dorezohet ne polici ish-drejtori i Thesarit, Dorian Collaku

Është vetë-dorëzuar në orët e para të mëngjesit në Drejtorinë e Policisë së  Tiranës, ish-drejtori i thesarit të shtetit në Linzë, Dorian Çollaku. Për të, ishte prerë një urdhër ndalimi nga Prokuroria e Tiranës, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me grabitjen e thesarit në Bankën e Shqipërisë prej 713 milionë lekësh.

Çollaku ka lidhje familjare me Fullanin, pasi është burri i mbesës së guvernatorit të Bankës së Shqipërisë.

Ish-drejtori i Thesarit është shkarkuar dy ditë më parë nga detyra e tij dhe ndodhej me pushime në Jug të Shqipërisë.

Policia kishte shkuar dje ta shoqëronte në Drejtorinë e Policisë, por ky i fundit nuk ndodhej në shtëpi dhe pas një telefonate me një oficer të policisë, ka thënë se do të vetë-dorëzohej.  Ai është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me organet hetimore.

Çollaku është zyrtari i dhjetë që ndalohet nga policia për vjedhjen e 713 milionë lekëve, ku kryesorët në këtë skandal janë Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

Të ndaluarit e tjerë

1 - Petrit Ramohitaj, me detyrë përgjegjës i arkës në veprim, në Departamentin e Emisionit në Bankën e Shqipërisë.

2 -Liljana Tusha, specialiste e arkës në veprim, pranë Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë.

3 -Lavdim Cani, specialist i arkës stok (tranzit) pranë Departamentit  të Emisionit në Bankën e Shqipërisë.

4 -Myzejen Belba, specialiste e arkës stok (tranzit) pranë Departamentit të Emisionit në Bankën e Shqipërisë.

5 -Dhimiter Davidi,  vëzhgues-operator, pranë departamentit të sigurimit dhe mbrojtjes në Bankën e Shqipërisë.

6 -Klevis Bejtja, nipi i Ardian Bitrajt, jo punonjës i Bankës.

7- Bashkim Xhilaga, shef i arkës stok dhe në veprim.

8 - Dorian Çollaku, Drejtor i Thesarit në Linzë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama