Grabitja e bankes 30 dite burg per pese efektivet e policise private tjetri lirohet

Grabitja e bankes, 30 dite burg per pese efektivet e policise private, tjetri lirohet

Gjykata e Tiranës ka lënë 30 ditë në burg 5 prej punonjësve të policisë private që ishin të ngarkuar në transportimin dhe ruajtjen e parave në Union Bank. Tomor Hidri, Saimir Nikoci, Ilir Syla, Dritan Duka dhe Artan Dervishi sërish janë pjesë e hetimeve nga ana e prokurorisë.

Ndërsa, ndaj kolegut të tyre Isuf Gjici është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ata u arrestuan ditën e shtunë sepse akuzohen nga policia për shpërdorim detyre. Me mosveprimet e tyre kanë krijuar lehtësi për autorët e grabitjes.

Paraditen e së premtes, persona të maskuar dhe armatosur nën hundën e punonjësve të sigurisë private, morën një shumë të konsiderueshme parash. Madje, njëri prej grabitësve ka qëlluar me shuplakë në fytyrë punonjësin e sigurisë që ndodhej tek dera e bankës. Deri më tani, grupi hetimor nuk ka mundur që të identifikojë asnjërin prej autorëve të ngjarjes kriminale.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama