A do të jenë gratë që do të na shpëtojnë? Këtë nuk e dimë por është bukur të dëgjohet. Gratë janë gjithmonë të dashura më meshkujt…nëse rrëzohesh, nëse ke nevojë për një facoletë një grua do të jetë gjithmonë aty me ty.
Disa nga gratë që liston “Vanity Fair” janë:
1. Anna Magnani. Jo veçanërisht e bukur por e duruar dhe me vepra të mëdha e kur ndjek kamionin duke thirrur ‘Francesco’ të vjen ta përqafosh çdoherë.
2. Madonna. Ç’mund të thuhet për të kur për dhjetra vite na ka bërë të këndojmë dhe të kërcëjmë pa ditur t’i bëjmë mirë as njërën e as tjetrë. Një shmbull për të gjithë.
3. Martina Navratilova. Kampione e madhe dhe me një kurajo të pashoqe për t’u deklaruar lezbike në kohëra dhe vende të largëta.
4. Rita Levi Montalcini. Përtej asaj që ka zbuluar, thënë dhe menduar. Ajo do të na shpëtojë edhe për mënyrën sesi stilon flokët e saj.
5. Sabina Guzzanti. Ajo është parë gjithmonë si më e jashtëzakonshme se Moana Pozi, Valeria Marini apo se Berlusconi-t.
6. Nënë Tereza. Një ndër figurat më të pëlqyera nga rradhët e Kishës, një grua që ka jetuar pa salltanete me një forcë autentike.
7. Lady Diana. Gruaja e parë super mediatike e historisë. Princeshë tepër humanitare, por me një fund tragjik.
8. Marilyn Monroe. Që ka tërhequr me mijëra njerëz me dokumentarin e saj kur tregonte se kur ecte në rrugë njerëzit gjënë e parë që vinin re ishte se ishte bionde.
9. Të gjitha femrat e familjeve tona. Të gjithësecilti nga ne, nëna, motra, kushërira, gjyshe. Të gjitha janë heroina.
10.Laura Pausini. Shembulli më i mirë sesi mund të qëndrosh në skenë me zemër dhe jo vetëm më trup.