Me këtë rast, kërkuesit shkencorë kanë vërejtur se faktor kyç për lumturinë e grave nuk ka të bëjë as me paratë që fitojnë vetë gratë, e as koha e kaluar në shtëpi apo jashtë saj, por koha e kaluar së bashku. Këto rezultate të studimit më të ri paksa kanë mahnitur kërkuesit shkencorë W. Bradford Wilcox dhe Stiven Nock.
Më të lumturat ishin gratë, burrat e të cilave punonin në zyrë shtëpiake, gratë e artistëve që nuk kanë orar të caktuar të punës, si dhe gratë që janë partnerë biznesi me burrat e tyre dhe, si rrjedhojë e kësaj, punojnë së bashku. Ndoshta ka edhe gra të tilla që mendojnë se, për të qenë të lumtura, mjafton që burri i tyre të mos jetë në shtëpi, por studimi më i ri i demanton ato. Na vjen keq!