Grate me master e kane me te veshtire te gjejne partner

Grate me master e kane me te veshtire te gjejne partner
Avancimi në karierë e grave përmes arsimimit më të fortë është gjithmonë diçka e mirë, por jo për vajzat që jetojnë në Korenë e Jugut, njofton agjencia Reuters. Këtu, gratë që kanë kapërcyer të tridhjetat dhe që kanë diploma masteri, kanë nevojë për një ndërmjetës për të gjetur dashurinë sepse përndryshe, mamaja mund të fillojë të kërkojë burrë për vajzën e vet. Në këtë vend të pasur të Azisë, gratë janë bërë gjithnjë e më shumë të arsimuara. Sot pesë herë më shumë vajza arrijnë në nivelin e studimeve pasuniversitare nga sa qenë në vitin 1995, porn ë të njëjtën kohë, ato janë bërë edhe më zevzeke ndërsa probabiliteti që të pranojnë të luajnë rolin e nuses së mirë, siç e kërkon tradita vendëse, është reduktuar ndjeshëm.

“Kam dëgjuar se nëse ke një diplomë masteri, atëhere është shumë më e vështirë të organizosh një takim sentimental se sa kur nuk e ke për shkak se shumë njerëz këtu nuk i pëlqejnë gratë që janë “tepër të mençura”, - thotë Lee, një studente 24 vjeçare.

Gjatë 20 viteve të fundit, mosha mesatare e martesës për vajzat koreane është rritur në 28.9 vjeç, nga 24 që qe dikur. Kjo ka krijuar një brez nënash që janë të shqetësuara mbi fatin e jetës sentimentale të vajzave të veta. “Vajza ime ka kapërcyer të tridhjetat dhe kjo konsiderohet si e vonuar për martesë këtu,” thotë një nënë. Ajo e mori vajzën përdore dhe e dërgoi në një agjenci ndërmjetësimi për çifte.

Kompania Duo numëron aktualisht 26 mijë anëtarë dhe këtu paguget me pesë metoda të ndryshme tarifimi që variojnë nga 971 USD në 5 mijë. Në përpjekje për të gjetur klientë të rinj, agjencia jep të dhëna mbi nivelin ekonomik e shoqëror të atyre që sakaq janë regjistruar në kërkim të fatit.

“Nëse aganxhohesh privatisht për një takim sentimental, nuk mund të jesh i sigurtë për sinqeritetin e personit me të cilin po takohesh, ndërsa ne këtu i konfirmojmë të dhënat,” thotë zëdhënësi i kompanisë. Industria e ndërmjetësimit të martesave në këtë vend ka ardhur vazhdimisht në rritje dhe aktualisht bën një xhiro prej 90 milionë dollarësh në vit. Por kriza ekonomike e viteve të fundit, duket se e ka ndihmuar ndërmjetësimin për martesa në vend që ta dobësojë. “Pasiguritë monetare mbi të ardhmen janë shtuar dhe po rëndojnë mbi njerëzit. Tashmë koncepti i martesës është bërë një mjet për të ruajtur statusin shoqëror,” shpjegon një profesor antropologjie në Seul.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama