Grate me me influence ne bote

Gratë më me influencë në botë
Gruaja më me influencë në botë është kancelaria gjermane Angela Merkel, dhe mban këtë vend për të tretin vit radhazi. Sheila Bair, drejtore e korporatës së sigurimit të depozitave federale renditet në vendin e dytë.

Në vendin e tretë është K. Nooyi e kompanisë PepsiCo e cila ka bërë përpjekje për ta zgjeruar kompaninë në të gjithë botën.

Angela Braly (vendi i 4-ët) është drejtore e kompanisë së sigurimit të shëndetit WellPoint. Këtë vit ajo pati probleme të mëdha megjithatë i bëri ballë.

Në vendin e 5-të, Cynthia Carroll drejton gjigantin Anglo – Amerikan të minierave.

Irene Rosenfeld e kompanisë Kraft renditet në vendin e 6-të, pati një zgjerim të madh në Kinë me produktin e ri Oreo.

Në fund të mandatit të saj, sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice renditet në vendin e 7-të, duke u përballur me zotësi me problemet diplomatike të kohëve të fundit sa i përket Pakistanit, Rusisë dhe vendosjes së paqes në Lindjen e Mesme.

Në listën e Forbes këtë vit renditen 54 gra biznesmene, 23 politikane dhe pjesa tjetër i përket botës së medias dhe kompanive jofitimprurëse.

Vendet me më shumë gra në drejtim janë Anglia me 5 gra, Kina (katër), Franca, India dhe Holanda (nga tre secili), Maroku hyn në listë për herë të parë me Hynd Bouhia (në vendin e 29), drejtore e përgjithshme e Casablanca Stock Exchange.

Gratë në këtë listë nuk janë më të pasurat, por ato më me influencë në botë.

Këtë vit, Hillari Clinton e cila ka pasur një impakt të madh në publik renditet në vendin e 28-të, për shkak të dështimit që pati në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së këtë vit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama