Ne shumicen e rasteve nuk ka simptoma, por perhapet ne organizem dhe mund te arrij deri ne tubat fallopiane qe shkatojne nje inflamacion te legenit, madje edhe shterpesine. Te dhenat emergjente tregojne nje zvogelim te vogel te gonorrese dhe sifilisit, por keto jane semundje qe zakonisht kane rendesi te madhe tek meshkujt. Raporti i ECDC, sic shpjegojne ekspertet nuk merr ne konsiderate te gjitha semundjet veneriale, mungojne p.sh lythat gjenital dhe herpes, te cilat kane nje ndikim me te rendesishem se kalmida vete.
Armet dhe kurat per te luftuar keto semundje qe kryesisht prekin te rinjte nga 15 deri ne 24 vjec, ekzistojne. Se pari, eshte thelbesore parandalimi. Sidomos ne vere, gjate pushimeve, kur eshte me e lehte per te patur mardhenie te rastit, rriten ankesat e eksperteve, perdorimi i nje prezervatitvi ndihmon ne parandalimin e shtazanive te padeshiruara dhe mbi te gjitha nga semundjet SST, si klamida, por edhe sida, apo hepatiti.
Se dyti eshte e rendesishme per te bere nje diagnoze sa me shpejt te jete e mundur. Nuk duhet te injorojme siptomat e cdo lloji dhe duhet te bisedoni me mjekun tuaj nese ju nuk keni patur mardhenie seksuale te pambrojtura. Testet diagnostikuese specifike lejojne trajtimin e duhur. Prandaj vajza te dashura tregohuni te kujdesshme dhe flisni me njera-tjetren per kete problem.