Grate me te prekurat nga Alzajmeri

Grate, me te prekurat nga Alzajmeri
Një studim i ri për Alzajmerin tregon se gratë janë ato që përballojnë peshën më të madhe të sëmundjes, duke u kujdesur për personat e prekur, por edhe si viktima të sëmundjes. Një raport me përfundimet e studimit i kërkon Kongresit të miratojë një strategji për trajtimin e kësaj epidemie në rritje në Shtetet e Bashkuara. Por kjo epidemi nuk kufizohet vetëm në vendet perëndimore.

Sipas Shoqatës së Alzajmerit, çdo sekondë në botë diagnostikohet një rast i ri i dementias. Një raport i ri pas një studimi të kryer kohët e fundit thotë se rastet e sëmundjes pritet të trefishohen brenda 40 vjetëve, për shkak se ajo shoqërohet me pleqërinë dhe tani njerëzit në mbarë botën po jetojnë më gjatë. Raporti u përgatit nga Fondacioni i Alzajmerit dhe nga Zonja e Parë e Kalifornisë, Maria Shriver. Babai i saj vuan nga Alzajmeri. Ai u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2003. Eksperienca me të atin e nxiti atë të punojë për raportin e quajtur: “Raporti Shriver: Eksperienca e një gruaje amerikane me Alzajmerin”.

“60 për qind e personave që preken nga sëmundja janë gra. Gratë po ashtu janë ato që kujdesen për të sëmurët dhe miliona prej tyre punojnë me orar të plotë”, – thotë zonja Shriver. Raporti studjon Alzajmerin në SHBA. Ai thotë se gratë përbëjnë thuajse dy të tretat e njerëzve të prekur nga sëmundja. Ato përbëjnë po ashtu 60 për qind të personave që kujdesen për sëmundjen, pa pagesë.

Shkencëtarët dhe sociologët po e quajnë Alzajmerin “Sëmundje e grave”. Dr. Ted Rothstajn, neurolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit Xhorxh Washington, thotë se gratë janë personat që preken më tepër nga sëmundja, sepse burrat jetojnë më pak.

“Në grupmoshën 75-85 vjeçare ka një numër më të madh grash se sa burrash, prandaj edhe mundësia e prekjes nga sëmundja është më e madhe për gratë”, – thotë neurogu. Raporti parashikon se amerikanët do të shpenzojnë 20 trilionë dollarë në 40 vjetët e ardhshëm për Alzajmerin. Ai thekson nevojën për më tepër fonde për kërkime mbi sëmundjen, si dhe një strategji kombëtare për trajtimin e saj.

“Për sëmundjet e zemrës dhe kancerin jepen fonde prej 6 dhe 5 miliardë dollarësh, ndërsa për Alzajmerin jepen vetëm 500 milionë dollarë. Në fakt, në vitet e ardhme ka për të qenë Alzajmeri sëmundja që mund t’i prekë njerëzit më tepër se kanceri, apo sëmundjet e zemrës”,- thotë zonja Shriver. Dr. Rothstajn thotë se duhen zhvilluar më tepër kërkime për dy proteinat që akumulohen në trurin e njerëzve që preken nga Alzajmeri. Këto proteina quhen Tau dhe Amiloidet.

“Kohët e fundit njerëzit janë përqëndruar tek proteina Tau si burim i Alzajmerit dhe ndoshta përqëndrimi i amiloideve në trurin e njeriut është pare si sekondar, pas proteinës tau. Prandaj, mundet që kërkimet tona të kenë qenë të orjentuara keq; për këtë arsye edhe kompanitë farmaceutike mund të kenë kenë ndjekur rrugën e gabuar”Një studim i ri për Alzajmerin tregon se gratë janë ato që përballojnë peshën më të madhe të sëmundjes, duke u kujdesur për personat e prekur, por edhe si viktima të sëmundjes.

Një raport me përfundimet e studimit i kërkon Kongresit të miratojë një strategji për trajtimin e kësaj epidemie në rritje në Shtetet e Bashkuara. Por kjo epidemi nuk kufizohet vetëm në vendet perëndimore.

Sipas Shoqatës së Alzajmerit, çdo sekondë në botë diagnostikohet një rast i ri i dementias. Një raport i ri pas një studimi të kryer kohët e fundit thotë se rastet e sëmundjes pritet të trefishohen brenda 40 vjetëve, për shkak se ajo shoqërohet me pleqërinë dhe tani njerëzit në mbarë botën po jetojnë më gjatë. Raporti u përgatit nga Fondacioni i Alzajmerit dhe nga Zonja e Parë e Kalifornisë, Maria Shriver. Babai i saj vuan nga Alzajmeri. Ai u diagnostikua me sëmundjen në vitin 2003. Eksperienca me të atin e nxiti atë të punojë për raportin e quajtur: “Raporti Shriver: Eksperienca e një gruaje amerikane me Alzajmerin”.

“60 për qind e personave që preken nga sëmundja janë gra. Gratë po ashtu janë ato që kujdesen për të sëmurët dhe miliona prej tyre punojnë me orar të plotë”, – thotë zonja Shriver.

Raporti studjon Alzajmerin në SHBA. Ai thotë se gratë përbëjnë thuajse dy të tretat e njerëzve të prekur nga sëmundja. Ato përbëjnë po ashtu 60 për qind të personave që kujdesen për sëmundjen, pa pagesë.

Shkencëtarët dhe sociologët po e quajnë Alzajmerin “Sëmundje e grave”. Dr. Ted Rothstajn, neurolog në Qendrën Mjekësore të Universitetit Xhorxh Washington, thotë se gratë janë personat që preken më tepër nga sëmundja, sepse burrat jetojnë më pak.

“Në grupmoshën 75-85 vjeçare ka një numër më të madh grash se sa burrash, prandaj edhe mundësia e prekjes nga sëmundja është më e madhe për gratë”, – thotë neurogu.

Raporti parashikon se amerikanët do të shpenzojnë 20 trilionë dollarë në 40 vjetët e ardhshëm për Alzajmerin. Ai thekson nevojën për më tepër fonde për kërkime mbi sëmundjen, si dhe një strategji kombëtare për trajtimin e saj.

“Për sëmundjet e zemrës dhe kancerin jepen fonde prej 6 dhe 5 miliardë dollarësh, ndërsa për Alzajmerin jepen vetëm 500 milionë dollarë. Në fakt, në vitet e ardhme ka për të qenë Alzajmeri sëmundja që mund t’i prekë njerëzit më tepër se kanceri, apo sëmundjet e zemrës”,- thotë zonja Shriver.

Dr. Rothstajn thotë se duhen zhvilluar më tepër kërkime për dy proteinat që akumulohen në trurin e njerëzve që preken nga Alzajmeri. Këto proteina quhen Tau dhe Amiloidet.

“Kohët e fundit njerëzit janë përqëndruar tek proteina Tau si burim i Alzajmerit dhe ndoshta përqëndrimi i amiloideve në trurin e njeriut është pare si sekondar, pas proteinës tau. Prandaj, mundet që kërkimet tona të kenë qenë të orjentuara keq; për këtë arsye edhe kompanitë farmaceutike mund të kenë kenë ndjekur rrugën e gabuar”.

Me plakjen e popullsisë së botës, numri i personave të prekur nga Alzajmeri pritet të rritet së tepërmi dhe ende nuk ka një kurë për të. Trajtimet ekzistuese vetëm se i lehtësojnë simptomat. Ndërkohë, rastet e Alzajmerit pritet të prekin 80 milionë njerëz në mbarë botën deri në vitin 2040. 60 milionë prej tyre do të jenë në vendet në zhvillim dhe numri më i madh i tyre do të jenë gra, të cilat nuk do të kenë mundësi të marrin mjekimet e nevojshme.

Artikujt e fundit

Reklama

Reklama