Psikologet jane perpjekur shume te zbulojne ate qe disa femra pelqejne te meshkujt pak te vrazhde e autoritare dhe disa te tjera te meshkujt bukuroshe. Edhe ne ribotimin e librit “Kenaqesia e seksit”, publikuar vitin e kaluar ne Shtetet e Bashkuara, personazhi i vertete i vitit 1972 “Burri leshator”, u zevendesua nga nje mashkull bukurosh, i parfumosur dhe me lekure te lemuar. Nofull te ngushte, krahe me muskuj, vetulla te holla dhe pak mjeker. Keta jane tregues te nje niveli te larte testosteroni dhe nje gjendjeje te mire shendetesore te meshkujt. Kushte teorikisht perfekte per te sjelle ne jete nje femije te shendetshem.
Fakti qe femrat gabojne shume, asnjehere nuk eshte marre ne konsiderate seriozisht. Sipas studiuesve, femrat jane te afta te bejne llogari qe per shkencetaret jane te panjohura. Dhe ne fakt psikologet e universitetit “Aberdeen” kane zbuluar se testosteroni, perveçse ka shume avantazhe, ka edhe kunderindikacione. Ne tentativen e tyre per te klasifikuar gjithçka, studiuesit skoceze kane zbuluar se nje perqindje e larte e hormonit mashkullor te mashkulli shoqerohet me sjellje agresive dhe nje tendence ndaj tradhtise. Ashtu si edhe ne vendet e zhvilluara, ku kurat shendetesore jane te nivelit te larte, ja vlen te zgjedhesh nje partner jo shume bukurosh, por qe eshte i gatshem te krijoje nje lidhje te shendetshme dhe te ndihmoje ne rritjen dhe edukimin e femijes.
Studiuesit e universitetit “Aberdeen” kane perfshire ne studimin e tyre 4500 femra nga 30 kombe te ndryshme, por qe te gjitha i perkisnin races se bardhe dhe ishin heteroseksuale, duke perdorur nje pyetesor i cili mund te gjendjet edhe sot ne internet, ne adresen www.faceresearch.org. Çdo vullnetareje i kerkohej qe te vleresonte terheqjen e saj per nje sere fytyrash mashkullore te ndryshuara me kompjuter. Fytyrat e ndryshuara, ndaj te cilave femrat jane treguar shume te ndjeshme, ishin te rrumbullaketa, me pak mjeker, ballin e madh, floke te lepire pas koke, vetulla te holla dhe te larguara nga njera-tjetra, sy te vegjel si bajame dhe buze te trasha. Me pas, rezultatet u krahasuan me treguesin e gjendjes shendetesore te secilit vend te zgjedhur nga Organizata Boterore e Shendetesise. Lidhja mes pasurise dhe terheqjes per karakteret mashkullore ishte krejtesisht e qarte.
“Mendojme se kriteret e bukurise jane arbitrare dhe individuale”, shpjegon psikologia Lisa De Bruine, qe drejton “Face research laboratory” ne universitetin “Aberdeen”. “Megjithate, studimi yne tregon se preferencat jane te diktuara edhe nga stimujt ambientale, si niveli shendetesor i popullsise”. Ne vendet me sisteme shendetesore me pak te dobishme (ne studim jane marre Brazili, Bullgaria, Meksika dhe Argjentina), nenat e ardhshme jane te prirura te terhiqen nga nje partner i cili eshte ne gjendje te mire shendetesore, edhe pse nuk do te jete nje baba dhe shok perfekt. Aty ku pasuria dhe kushtet shoqerore jane te mira (Belgjike, Suedi, Finlande, Danimarke dhe Austri), nenat e ardhshme do te zgjedhin partnere me nje nivel me te ulet testosteroni, qe te jene besnike, te sjellshem dhe te gatshem te kujdesen per femijet.