Grate te diskriminuara ne numra kur vjen fjala per te perfituar pensione.

Grate te diskriminuara ne numra kur vjen fjala per te perfituar pensione.

Me rritjen e moshës për pension çdo të ndodhë. Të viktimizuara nga puna në të zezë apo puna e pasiguruara me rritjen e moshës për gratë shtohet edhe një vështirësi tjetër. Open Data Albania ka publikuar të dhëna mbi numrin e pensioneve sipas kategorisë dhe sipas grupit gjinor. Në dhënat janë grupuar me tre artikuj ku konkretisht kategorizohen: Pensione Familjare në Skenën e Sigurimeve Shoqërore 2013; Pensione Invaliditeti 2013; Pensione Familjare 2013

 

Konkretisht disa nga treguesit më të spikatur janë: Në vitin 2013 pensione pleqërie kanë përfituar 160 980 meshkuj dhe 150 402 femra. Pra gjithsej 311 382 përfitues; Në periudhën 1998 – 2013 numri i përfituesve të pensioneve të pleqërisë ka ardhur në rritje graduale, përveç viteve 2005 – 2006 ku ka pësuar një rënie prej 7869 personash.

 

Gjithsej në këto pesëmbëdhjetë vite numri i përfituesve të pensioneve të pleqërisë është rritur me 21% ose thënë ndryshe me 53 607 persona; Gjatë viteve 1998 – 2014 janë meshkujt më të shumtë në numër si pensionist pleqërie. Diferenca më e madhe në numër në favor të meshkujve është shënuar në vitin 2012; Sa u takon pensioneve të invaliditeti në vitin 2013 numri i përfituesve është 59 241 persona. Ku 36.307 janë meshkuj dhe 22.934 janë femra; Gjatë viteve 1998 – 2004 numri i pensioneve të invaliditetit ka qenë konstant me një interval prej 25 – 28 mijë individ.

 

Ndërsa në vitet 2004 – 2013 është shënuar rritje e çdo vitshme duke 2.3 fishuar numrin e përfituesve në vitin 2013 kundrejt 1998; Në harkun kohorë prej 15 vitesh janë meshkujt ata që janë më të shumtë në numër sa i takon përfitimeve të pensionit të invaliditetit në Republikën e Shqipërisë. Në vitet 2001 – 2013 për shkak të zvogëlimit të numrit të femrave që kanë përfituar këtë lloj pensioni numri i meshkujve përfitues ka shënuar 2 deri 3 herë më shumë se numri i femrave; Pensione Familjare janë pensionet që përfitojnë personat që humbasin bashkëshortët dhe kanë fëmijë në ngarkim, fëmijët jetim etj.

 

Gjatë vitit 2013 kanë përfituar pensione familjare 28 393 meshkuj dhe 19 383 femra. Edhe tek ky lloj pensioni duket se raporti gjinor është në favor të meshkujve me një diferencë përfituesish prej 20%. Gjithsej përfitues të skenës së sigurimeve shoqërore për pensionet familjare kanë qenë 47.776 persona.

 

Më gjerësisht me këta indikatorë ju mund të informoheni tek Open Data Albania.

 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama