Grate tre rregullat e arta

Gratë, tre rregullat e arta

1- Damat “kalojnë përpara”

Kjo do të thotë që gjatë bërjes dashuri duhet të synoni që gruaja të arrijë e para në orgasmë. Për ta realizuar këtë duhet të provoni çdo lloj eksitimi që dëshëron gruaja. Klitori i saj duhet të eksitohet me çdo mënyrë të mundëshme. Qëllimi duhet të jetë i qartë - ajo të arrijë e para në orgasmë. Kjo nuk duhet kuptuar sikur burri po tregohet “kavalier” (sikur hap derën që të kalojë gruaja përpara). Jo, kjo duhet kuptuar prej të dyve si domosdoshmëri fiziologjike.

Ashtu siç e kemi thënë edhe herë të tjera, kur burri “mbaron”, ai mbaron me të gjitha dhe gjithçka merr fund për të. Këtë e kanë ndjerë të gjitha gratë, këtë e dinë mirë të gjithë burrat dhe këtë e thonë të gjithë seksologët. Pas orgasmës dhe ejakulacionit trupi i burrit kërkon një periudhë kohore të caktuar për t’u rikuperuar, përpara se të përsëritë një performancë të re.

Kështu është fiziologjia seksuale mashkullore. Gjatë kësaj periudhe kohore që quhet periudha refraktare, burri nuk i përgjigjet asnjë ngacmimi seksual. Koha sa zgjat kjo është individuale dhe varet nga mosha, gjëndja shëndetësore, zakonet që ka formuar burri, nga shkathtësitë seksuale të partneres dhe nga koha që çifti nuk ka kryer marrëdhënie seksuale.

Ka burra që pas një ejakulacioni u duhet një ose disa ditë që të kenë një ereksion të ri. Gratë nuk kanë nevojë për këtë kohë rikuperimi. Ato janë multiorgasmike. Kjo do të thotë se shumë prej tyre mund të arrijnë orgasma të përsëritura pa patur nevojë të bëjnë pushim. Në këto kushte, është e kuptueshme që kur burri “mbaron” i pari, ai e lë partneren e tij të dëshpëruar në fillimin ose mesin e rrugës drejt kënaqësisë seksuale. Ja pse gruaja duhet të arrijë e para në “parajsë” dhe me të ose fare pak pas saj, të arrijë dhe burri.

Por ka edhe më. Burrat, siç dihet, jo rallë kanë probleme me ereksionin gjatë marrëdhënies seksuale. Shumica e këtyre problemeve janë psikologjike. Por kur një djalë ose një burrë ka provuar probleme erektile gjatë bërjes dashuri më parë, ai bëhet obsesiv, dëshpërohet, merakoset dhe është në ankth për mënyrën se si do ta luajë rolin e dashnorit sot. Ky ankth shpesh shoqëron gjithë marrëdhënien dhe sa më shumë djali dëshëron të ketë një ereksion, aq më shumë ereksioni bëhet i pa mundur. Në këto kushte të dëshpëruara për të, e vetmja gjë që mund të ndihmojë për të rritur vetëbesimin është momenti kur ai do të shikojë partneren e tij duke arritur kënaqësinë seksuale. Kur gruaja arrin e para në orgasmë, kjo është një mrrekulli, që bën të largohet 90 përqind e frikës që ndjejnë burrat për suksesin e performancës seksuale.

2- Gruaja vendos kur është koha

Gruaja duhet të përcaktojë kohën kur duhet të kryhet penetrimi. Nuk ka rëndësi pozicioni. Në çdo pozicion që ata janë kur bëjnë dashuri, sinjalin për “penetrim” duhet ta japë gruaja.

Provoni të pyesni një burrë: si e kupton ai që partneria është gati për penetrim?. Shumica e burrave, madje dhe më të “diturit” prej tyre do t’u përgjigjen: Ajo është lagur, thumbat e gjinjve janë erektuar.

Këta burra të “ditur” harrojnë se një grua mund të lubrifikohet (laget) edhe pa u zhveshur akoma, madje edhe nga një mendim i nxehtë seksual. Ata nuk dinë se thumbat e gjinjve të gruas erektohen edhe nga të ftohtit pa ndjerë kurfarë eksitimi seksual, madje ka edhe gra që thumbat e gjinjve të tyre nuk erektohen kurrë.

Nga të gjitha sa thamë kuptohet se e vetmja që e di me siguri kohën kur është gati dhe kur duhet kryer penetrimi, është vetë gruaja.

3- Gruaja duhet të drejtojë

Gruaja duhet të ketë nën kontroll shpejtësinë me të cilën gjërat procedojnë drejt kënaqësisë seksuale. Kur burri e lejon gruan që ajo ta drejtojë brënda saj, ai ka zgjedhur mënyrën më të sigurtë për të kuptuar çfarë ndodh. Vetëm gruaja di sa duhet penetruar dhe shpejtësinë e lëvizjeve që asaj i duhen.

Shumë burra ankohen se organi i tyre nuk forcohet mjaftueshëm gjatë lojës seksuale. Edhe në këto raste lereni gruan ta përdorë organin tuaj të “pamundur” dhe ajo do të dijë ta reanimojë e ta bëjë të aftë për penetrim.

Këto rregulla janë të thjeshta por shumë cifte nuk i dinë dhe nuk i zbatojnë. Disa burra edhe kur i dinë këto rregulla nuk i zbatojnë sepse i pengon krenaria mashkullore. Ata nuk e lënë drejtimin e lojës seksuale në dorë të atyre që e lozin më mirë. Kjo bën që marrëdhënia seksuale të mos jetë e kënaqëshme, veçanërisht, për gruan dhe kjo bëhet shkak që jeta të humbasë shumë nga kualiteti i saj.

Burra, duhet ta kuptoni atë që e keni shumë zor ta pranoni: Juve jeni seksualisht më fragilë se gratë. Superforcë në seks janë dijet jo muskujt...

Seksologu i njohur i kohëve moderne William Masters njëherë tha: “Femrat kanë kapacitet infinit më të madh për përgjigjen seksuale, krahasuar me burrat që gjithmonë kanë ëndëruar ta kenë.”

Më në fund dëshëroj të theksoj se burrat, që kanë më shumë vështirësi për të plotësuar detyrimet në marrëdhënien seksuale, do t’i rritin shanset për t’i eliminuar ato vetëm duke zbatuar këto rregulla të thjeshta për interkursën.


Gazeta: Shekulli


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama