“Ndiej se mund të bëjmë gjëra shumë të mëdha së bashku”.
Ndoshta kjo qe një përqasje bajate dhe një përrallë e rreme djaloshare, por në fakt doli e vërtetë. Pikaso ka thënë se veprat e tij janë në fakt vetë autobiografia. Portretizimet e artistit të grave dhe të dashurave të tij janë kapituj të jashtëzakonshëm që ilustrojnë fazat e ndryshme të jetës së tij emocionale e artistike. Olga, Marie-Thérèse, Dora Marr, Francoise Gilot dhe Jacqueline Roque, gruaja e tij e dytë dhe vejusha, qenë që të gjithë kapituj të veçantë dhe ai pati tërheqje ndaj pamjes së secilës prej tyre për shkak se plotësonin ndryshimin e stilit të tij. A është e vërtetë që secila prej grave përcaktoi drejtimin e ri të artit të tij?
Është e pasigurt se kush erdhi i pari, ndryshimi i stilit apo gruaja e re në jetën e tij, por është e sigurt se të dyja ndodhën në të njëjtën kohë.
Mar ie-Thérèse e dërgoi atë drejt zhytjes në artin dhe mitologjinë e antikitetit të Greqisë dhe e bindi t’i rikthehej skulpturës. Në shumë prej busteve të së dashurës së tij të re, balli dhe hunda e saj krijojnë një hark të vetëm të mrekullueshëm.
Rreth 100 gravura të Pikasos të realizuara mes viteve 1930 dhe 1939 janë grumbulluar në një ekspozitë të posaçme që është hapur së fundmi në Londër. Ato tregojnë historinë e një afere dashurore intensive në të cilën si pasioni seksual ashru edhe arti, jo vetëm që ndezin njëri-tjetrin, por shkrihen.
Rezultati është prekës, eksitus dhe në disa raste, frikësues. Vizatimet e hershme janë të qeta dhe mbartin një ëndërr liriko-romantike. “Gruaja Nudo me Kurorë Lulesh” (1930) jep me delikatesë tiparet e Marie-Thérèse në profil me një kurorë me lule që zbukurojnë kokën e saj. Te “Flautisti dhe Tri Gra Nudo” (1932) Pikaso vetëportretizohet duke luajtur me fyellin e tij, ndërsa tri imazhe të Marie-Thérèse lundrojnë pezul mbi muzikë.