Green Card Rekord kerkesash endrra lufton krizen

Green Card: Rekord kerkesash endrra lufton krizen
Cdo vit, miliona njerez aplikojne per te fituar. 15 milione vetem vitin e kaluar u perpoqen te merrnin 1 nga 50 mije lejet e punesimit dhe qendrimit ne SHBA. Gjiganti amerikan vazhdon te jete joshes per te gjithe, pavaresisht rritjes se shume fuqive te tjera ne bote...

Prej shumë vitesh të punosh dhe të jetosh në tokën e premtuar mbetet ëndrra më e madhe për miliona e miliona vetë në të gjithë botën. Ndoshta, sepse Amerika shihet si toka që ofron mundësi të barabarta për të gjithë, të ofron punë dhe jetë më të mirë për fëmijët. Është shpresa e vetme për ata që vijnë nga vendet e botës së tretë dhe jo vetëm. Plot 15 milionë njerëz vitin e kaluar e provuan fatin në lotarinë që mund t’i pajisë ata me Kartën Jeshile, sepse vetëm kjo u fundit u jep mundësi qëndrimi dhe punësimi në Amerikë, madje edhe shansin që pas pesë vjetësh të bëhesh qytetar amerikan me të drejta të barabarta me ata që kanë lindur aty. Por vetëm 50 mijë më me fat morën përmes postës një zarf, pavarësisht se ku jetonin, në Nigeri, Gana, Bangladesh.

Karta Jeshile, që nuk është aspak jeshile por e kuqe, konsiderohet si çelësi magjik për të hapur dyert e së ardhmes. Edhe pse e ardhmja mund të jetë si shofer taksie në Manhatan apo pastruese e ndonjë moteli në Oklahoma. Edhe pse pas ca kohësh, SHBA nuk do të jetë më ekonomia më e fuqishme në botë, e do të jenë miliarda kinezët dhe indianët që do ta gëzojnë këtë post, por Amerika ashtu si e njeh bota nuk ka konkurrentë në forcën e saj të joshjes. Asnjë fuqi tjetër industriale apo financiare mbi tokë nuk ofron të njëjtin kombinim të të drejtave civile dhe atyre ekonomike, lirisë dhe pranimit multiracor.

Një kombinim që edhe “depresioni” i ekonomisë dhe presioni ksenofob nuk ka arritur ta ndalë. “American dreams” mbetet ëndrra që miliona gra dhe burra në Afrikë, në Azi dhe sidomos në Amerikën Latine, vazhdojnë të ëndërrojnë. Qëkur kongresi miratoi në vitin 1990 ligjin për “Diversity Visa (DV) Lottery Program”, siç quhet zyrtarisht kjo lotari botërore, për lejen e qëndrimit dhe punësimit, e hapur për këdo që ka mbushur 18 vjeç dhe ka një diplomë të shkollës së mesme, masat e lodhura dhe të uritura që morën pjesë në lotarinë e shpresës janë rritur gjithmonë në mënyrë galoponte: nga dy milionë që ishte numri i tyre atëherë, në 15 milionë tani. Përkundrazi, nga sistemi i vjetër i kuotave, që dukej sikur me qëllim diskriminonte ata që kërkonin të bëheshin amerikanë, duke e fiksuar numrin e lejeve të dhëna për çdo shtet me preferenca të theksuara për Europën, “DV”, dekreti për diversitetin, është përpjekur të jetë sa më i drejtë dhe i barabartë, duke ia besuar fatit “teserën” magjike.

Por Karta Jeshile nuk e ka zgjidhur ende problemin e emigrimit të paligjshëm, që nuk njeh as lotari dhe as durim të pafund për të pritur fatin t’i buzëqeshë një ditë. 15 mijë vende për 15 milionë konkurrentë janë thjesht një pikë uji në oqeanin e ëndrrave. Por jo gjithmonë ëndrra e shumëpritur realizohet dhe gjithçka shkon vaj. Mes refuzimeve të pritura mirë ka edhe nga ato që përjetohen shumë keq, siç ishte rasti i egjiptianit Mohammed Ali Hedayet, që vrau dy të pafajshëm në Los Anxhelos dhe që kishte hyrë në vend falë lejes së qëndrimit që bashkëshortja kishte fituar. Por problemi i sigurisë që programi “DV” paraqet dhe që sot mbështetësit e “Tea Party”, që janë kundër të huajve, denoncojnë, nuk ka nevojë për “fat” që të manifestohet.

Ohammed Atta, lideri i sulmeve të kullave binjake, kishte provuar të hynte në SHBA përmes lotarisë, por nuk kishte fituar. Pastaj, ashtu si 500 mijë ilegalët që vijnë në vend çdo vit, kishte hyrë me një vizë turistike. Një milion qytetarë të rinj betohen çdo vit përpara një gjykatësi federal, një shifër tjetër e pakrahasueshme në botë dhe përqindja e poseduesve të lejes së qëndrimit dhe të punësimit, ajo që 50 mijë të zgjedhurit e këtij viti do të kenë, sa vjen e rritet. Nuk ka nevojë dhe as domosdoshmëri praktike për kalimin nga Karta Jeshile te pasaporta blu me stemën e Republikës Federale në kapak.

Leja është e vlefshme për dhjetë vjet, përveçse duhet mbajtur parasysh që të rinovohet vazhdimisht. Ajo të jep të gjitha të drejtat, përveç asaj të votës dhe detyrimeve, duke nisur që nga pagimi i taksave. Megjithatë 52 për qind e mazhorancës përballet me rrugën burokratike për ta shkëmbyer pas katër vjetësh e gjysmë me natyralizmin, nënshtetësinë e plotë. “Cives americanus sum”, është shprehja që thonë të paktën 1 milion qytetarë të huaj në vit, të cilëve atdheu i ri, ai i ëndrrave, i ofron çdo lloj rreziku dhe çdo “shpërblim” të mundshëm, përveç atij për t’u bërë President, që ka si kriter lindjen. Kjo e fundit duhet të ketë qenë patjetër tokë amerikane. Por ai vend, ashtu siç thonë disa fanatikë të ekstremit të djathtë, është tashmë i zënë nga një i huaj i ardhur prej Afrikës.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama