Grejpfruti per zemer dhe per linje te trupit

Grejpfruti per zemer dhe per linje te trupit
Grejpfruti ndihmon në humbjen e kilogramëve të tepërt, ndërsa shkencëtarët mendojnë se efekti i tillë i grejpfrutit është i lidhur me ndikimin e tij në uljen e nivelit të insulinës në gjak. Insulina ndihmon në metabolizmin e sheqerit, sa më mirë të metabolizohet sheqeri, aq më të mëdha janë gjasat se do të bëhet si rezervë e masave yndyrore në trup. Sipas këtij studimi, grejpfruti, sidomos i kuqi mundet të ndihmojë në uljen e kolesterolit.

Sipas studimeve të reja antioksiduesit mund të kenë ndonjë efekt pozitiv, por ky efekt pozitiv nuk është më i rëndësishmi. Të studiuarit janë ndarë në tri grupe te të cilat kanë aplikuar dietë me zvogëlim të konsumimit të yndyrës dhe me zvogëlim të numrit të kalorive, grupi i parë ka ngrënë një grejpfrut të kuq në ditë, i dyti të verdhë, ndërsa i treti ka qenë vetëm në dietë. Grupi i cili ka ngrënë grejpfrut të kuq më së shumti ka ulur kolesterolin LDL, pas tij grupi që ka ngrënë të zakonshëm dhe në fund grupi, i cili ka qenë vetëm në dietë të veçantë. Te grupi që ka konsumuar grejpfrut të kuq është ulur edhe niveli i triglicerideve në gjak, ndërsa niveli i tyre në është ndryshuar dukshëm te dy grupet tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama