Pavarësisht faljes prej 50% të borxhit në samitin e BE-së, grekët vazhdojnë që mos të jenë të kënaqur me liderët europianë, sidomos me kancelaren Merkel, të cilën e shohin si pushtuesen e tyre. Për këtë arsye, ata e kanë paraqitur Merkelin të veshur me një uniformë naziste, duke thënë se Gjermania ka pushtuar vendin e tyre, njësoj si në Luftën e Dytë Botërorë.