Fushata e urdhërarrestimeve në radhët e “Agimit të Artë” në Greqi ka prekur edhe shqiptaren Nikol Beneki, e cila drejtonte organizatën e grave në këtë parti. Mëngjesin e së shtunës nisën arrestimet për disa funksionarë të “Agimi i Artë”, ku të parët që u arrestuan ishin kreu i partisë, z. Nikos Michaloliakos, zëdhënësi Ilias Kasidiaris dhe 3 deputetë të tjerë. Sot pjesë e arrestimeve është bërë edhe Beneki e cila është me origjinë shqiptare.
Nikol Beneki njihet si femra më e fuqishme brenda partisë dhe drejtonte seksionin e gruas në organizatën lokale të Nikeas, e cila konsiderohet dhe si pjesa më agresive e “Agimit të Artë”. Prokuroria e Greqisë ka nxjerrë 34 urdhërarreste për anëtarë dhe funksionarë të lartë të kësaj partie, por deri më tani janë ekzekutuar vetëm pesë prej tyre. Arrestimet pritet të vazhdojnë edhe ditët në vijim.