Kreu i "Golden Dwan", Mikolaos Mihaloliakos
Partia neo-naziste e cila mbron detyrimin e emigrantëve për të punuar në kampe dhe minimin e kufirin, në zgjedhjet parlamentare në Greqi kanë arritur një sukses të paprecedentë. Partia “Golden Dawn” do të përfaqësohet në parlament pasi ka kaluar pragut elektoral. Grupi i i ekstremit të djathtë është fituesja më e madhe e zgjedhjeve duke përfituar kështu nga dënimi me votë që i bënë qytetarët dy partive kryesore. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare ata morën vetëm 0.23% të votave ndërsa në zgjedhjet e së dielës arritën në 7%. Vetë grupi mohon të jetë neo-Naziste duke fajësuar gazetarët për “mashtrim”. Mirëpo, ata kanë adoptuar përshëndetjen naziste dhe kanë vendosur kryqin e thyer si logon e tyre.
Kryetari i saj, Mikolaos Mihaloliakos mashtoi në rrugët e Athinës duke akuzuar drejtuesit e dy partive kryesore si gënjeshtarë. Ndërsa mbështetësit që e shoqëronin kanë nisur të thërrasin “Greqia i përket grekërve”. Kur e pyetën e cili do të jetë veprimi i parë me hyrjen në parlament, Mihaloliakos tha: “Të gjithë emigrantët ilegalë jashtë! Jashtë vendit tim, jashtë shtëpisë sime!” Kjo është hera e parë që një parti e ekstremit të djathtë hynë në parlament që prej rrëzimit të diktaturës ushtarake në vitin 1974. “Do të vazhdojmë të punojmë për një Greqi të lirë, të lirë nga peshkaqenët e borxhit. Pa skllavëri dhe ndihma”, shprehet Mihaloliakos.