Greqi parregullsi ne gjykim shqiptari kerkon demshperblim 2 mln Euro

Greqi, parregullsi ne gjykim, shqiptari kerkon demshperblim 2 mln Euro

Me pretendimin se është dënuar në mënyrë të padrejtë, një shtetas shqiptar kërkon nga shteti grek një shumë të konsiderueshme parash (2 mln euro).

 

Mediet greke konfirmojnë se, shtetasi me kombësi shqiptare përkatësisht me inicialet J.K. pretendon se u dënua padrejtësisht për transportim narkotikësh. Shtetasi me inicialet J.K u kap në vitin ’05-së për trafik kokaine me 3 austriakë.

 

Policia në Rodos verifikoi shumën e 18 mijë eurove, të cilat u dyshuan se vinin nga biznesi i kokainës. Austriakët thanë se, i kishin marrë 18 mijë euro hua shqiptarit, kurse shpitari pretendonte se ua dha austriakëve paratë që të investonin në biznesin e tij të ndërtimit, ku punon që prej vitit ‘93 në Rodos.

 

 Ndërkohë, autoritetet lokale, gjetën 1 kg kokainë që pretendohej se ishte trafikuar prej këtyre 4 personave. Në vitin 2006, një vit pasi u arrestua, shqiptari me inicialet J.K, u la i lirë dhe që nga ajo ditë ai kërkon 937 mijë euro dëmshpërblim për burgim të padrejtë, dhe humbjet e pësuara nga veprimet abuzive dhe të paligjshme të institucioneve, si dhe shumën prej 1.000.000 euro në kompensim financiar për të rivendosur dëmin e pësuar.

 

 Ndërkaq, me vendimin me nr 45, Gjykata Administrative e Rodosit, shkarkoi 3 anëtarë të saj për parregullsi gjatë gjykimit, ndërsa procesi gjyqësore është ende duke vijuar. 

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama