Greqia bllokon statusin kandidat

Greqia bllokon statusin kandidat

“Kemi një marrëveshje me Shqipërinë për caktimin e kufirit detar në përgjithësi; një marrëveshje që është firmosur dhe për të cilën është rënë dakord, ku fillimisht u ratifikuar nga pala greke dhe pala shqiptare dhe ligji është zhvlerësuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

I kërkojmë Shqipërinë që në përputhje me Ligjin Ndërkombëtar për Setin, të përmbyllë procesin e hartimit të kësaj marrëveshjeje. Principet nuk mund të ndryshohen, sepse principet janë vetëm Ligji Ndërkombëtar për Detin.

Ka, ndoshta, çështje teknike për të cilat ne jemi të gatshëm t’i rishikojmë në nivelin e një komisioni teknik. Ka dy opsione: Opsioni i Ligjit Ndërkombëtar të Detit dhe partika evropiane, dhe është dhe opsioni i sfidimit të Ligjit Ndërkombëtar të Detit dhe praktikës evropiane.

Shqipëria thotë se është një vend gati për t’u pranuar nga BE. Ne e mbështesim perspektivën evropiane të Shqipërisë, ne duam të ofrojmë asistencë dhe mbështetje teknike, por ka disa parakushte."

Kjo është deklarata e zv.kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos, pak ditë pa vizitës zyrtare në Tiranë.

Ai ka kërkuar që marrëveshja detare me Shqipërinë të nënshkruhet. Këto deklarata Venizelos i ka bërë në një konferencë për shtyp në Athinë, ku kërkoi që çështja e kufijve detarë mes dy vendeve të zgjidhet. Ai ka shprehur gatishmërinë që marrëveshja detare të diskutohet, por vetëm për çështjet teknike.

“Ne kërkojmë përfundimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufijve detarë me Shqipërinë”, theksoi ministri i Jashtëm grek.

Ai theksoi se parimet e marrëveshjes së nënshkruar në të kaluarën nuk mund të ndryshohen, pasi sipas tij janë të mbështetura në principet e të ‘Drejtës Ndërkombëtare të Detit’. “Ndoshta ka çështje teknike, të cilat jemi të predispozuar t'i rishikojmë në nivel komisionesh teknike. Alternativat janë dy; njëra është e drejta ndërkombëtare dhe praktika evropiane, të cilën e sugjerojmë dhe shpresojmë ta pranojë pala shqiptare, ndërsa ekziston edhe alternativa e sfidimit të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës evropiane”.

I pyetur për procesin e integrimit të Shqipërisë dhe se a do të ketë Tirana mbështetjen e Athinës, Venizelos deklaroi se Tirana ka shprehur gatishmërinë e saj për t’u bashkuar me BE-në dhe Greqia do të mbështesë, duke e ftuar atë të zgjidhë çështjen në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe praktikës evropiane.

Deklarata e Venizelos vjen pak para vizitës së presidentit grek Karolos Papulias në Shqipëri. Disa ditë më parë Venizelos u shpreh se deklaratat që ai bëri gjatë vizitës në Tiranë janë tezat e politikës së jashtme greke dhe “ky do të jetë kuadri i vizitës së Papulias në Shqipëri”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama