Greqia bllokon te gjitha pikat kufitare

Greqia 'bllokon' te gjitha pikat kufitare

Plagosi me breshëri kallashnikovi 15 qytetarë grekë për shkaqe që ende nuk dihen dhe më pas u largua në drejtim të kufirit shqiptar për të lënë shtetin grek dhe forcat blu që e shpallën menjëherë në kërkim.

 

Pas identifikimit të tij, policia greke publikoi menjëherë fotografi dhe më pas i bëri thirrje të gjithë autoriteteve kufitare që të kontrollojnë të gjitha daljet.

 

Në njoftimin  e policisë të publikuar nga mediat vendase, thuhet se Arben Glodaini ndodhet ende brenda Greqisë dhe ndoshta ende i armatosur.

 

Policia tërheq vëmendjen se 31-vjeçari është person shumë i rrezikshëm, ndërsa karakterizohet si maniak i pamëshirshëm i cili nuk do të hezitonte të qëllonte sërish për të shpëtuar.

 

Më tej thuhet se ai është përdorues droge dhe person me precedentë të mëparshëm penal.

 

Prej dy ditësh policia vijon me kërkimin për arrestimin e tij. Kërkimet e para u bënë në apartamentin e tij, më pas në shtëpitë e të njohurve të tij në Atikë, rrethinat e Athinës. Aktualisht të gjitha pikat kufitare janë në kontroll të rreptë.

 

Ngjarja

 

Në të gdhirë të datës 22, ora 04:15, në një lokal nate në Pire, 31-vjeçari shqiptar pas një debati me një vajzë, ka dalë jashtë lokalit dhe është rikthyer sërish me kallashnikov në duar duke e shkrehur të gjithë karikatorin mbi trupat e 15 personave, tre prej të cilëve në gjendje të rëndë.

 

Sipas dëshmitarëve okularë, më pas ai është larguar me një person tjetër me automjet.

 

Arben Glodaini akuzohet edhe për vepra të tjerë penale, ndër to edhe për armëmbajtje pa leje dhe trafik të lëndëve narkotike. Autoritet greke i tremben një arratisje të tij nëpërmjet maleve dhe kufijve të pakontrolluar në drejtim të Shqipërisë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama