Greqia do bllokoje negociatat e Shqiperise me BE

'Greqia do bllokoje negociatat e Shqiperise me BE'

Nëse ndonjë ditë Shqipërisë do i hapet mundësia për të nisur negociatat për anëtarësim në BE, përballë do ketë Greqinë. Kështu shkruan e përditshmja e njohur austriake, derStandard.

 

“Serbia nuk është më problem për Shqipërinë. Nga perspektiva e Tiranës, tani duhet të shqetësohen më shumë për Greqinë”, thekson gazeta.

 

Pasi boton shkëmbimin e ashpër të deklaratave mes Tiranës dhe Athinës për çështjen e ndarjes së detit, gazeta paralajmëron se Greqia mund të bllokojë negociatat për anëtarësim në BE të Shqipërisë, duke theksuar se Tirana shpresonte për hapjen e tyre në fund të vitit.

 

“Dhe në lojë janë shumë: Në Jon thuhet se ka rezerva të mëdha nafte”, shkruan gazeta.

 

Një tjetër përplasje mes Tiranës dhe Athinës është shënuar edhe për çështjen çame.

 

Pas zgjedhjes së kreut të PDIU si nënkryetar i Kuvendit, Greqia ka reaguar ashpër ndaj Tiranës, thuhet në shkrim.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama